27 giugno 2012

Turizmi, Berisha: Masa për një sezon dinjitoz

TIRANE- Pasi uroj ministrat e rinj, kreu i qeverisë, Sali Berisha kërkoi nga kabineti që ky sezon turistik, i cili sapo ka nisur duhet të jetë sezoni më i bukur turistik dhe më masiv në historinë e vendit.
Kryeministri, tha se ky sezon ka një fillim të fuqishëm, dhe se ata që kanë patur rastin të vizitojnë bregdetin e kanë gjetur më të mbushur se asnjëherë.
“Ka një vërshim të vërtetë drejt zonave malore, si kurrë më parë. Është  jazhtëzakonisht e rëndësishme, policia rrugore, drejtoria e rrugëve dhe ministria e punëve publike duhet të përmbushin në kohë çdo detyrim.”- theksoi kryeministri.
Berisha foli për masat që duhet të marrë ministria e brendshme për sigurimin e rregullit dhe qetësisë në të gjithë vendin, si dhe shtoi se, ministria e shëndetësisë duhet të marrë masat për sigurimin e ndihmës së shpejtë.
“Ndihma e shpejtë, duhet që krahas gatishmërisë së helikopterëve, detyrimisht ekip të ndihmës së shpejtë dhe në skajet më të larta ku shkojnë turistë. Sigurisht që ka në Theth, në Valbonë, por duhet edhe në zonat e tjerë”- tha ai.
Berisha kërkoi nga të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit që të merren masa ndaj të gjithë atyre që kryejnë krime ndaj mjedisit. Të denoncohen për ndjekje penale të gjithë ata që kryejnë krime të rënda ndaj mjedisit, tha kryeministri.
Duke iu referuar një statistike të huaj, kreu i qeverisë tha se turizmi shqiptar në sezon punëson rreth  170 mijë vetë në të gjithë vendin, dhe kjo sipas tij, përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Edhe Bashkitë  dhe Komunat, tha kryeministri, duhet të punësojnë punëtorë të përkohshëm për pastrimin e territorit.
“Të bëjmë gjithçka që Shqipëria të paraqitet më e pastër se asnjëherë”- u shpreh Berisha.http://www.panorama.com.al/lajmi-i-fundit/turizmi-berisha-masa-per-nje-sezon-dinjitoz/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate