E marte, 26 Qershor 2012 16:11
Rreth 400 efektive do te patrullojnë vijën bregdetare te Vlorës
kryesisht ne këmbe gjate sezonit turistik. Kjo është vetëm një nder
masat e marra nga policia, drejtues te se cilës garantojnë qetësi e
siguri maksimale.
Ne dispozicion te efektiveve te rendit do te jene edhe 25 motorë me
qellim qe ata te mos pengohen ne trafik e te mbërrijnë ne kohe ne raste
ngjarjesh. Gjithashtu për pushuesit do te shpërndahen fletëpalosje ne
tre gjuhe, me informacion orientues dhe numrat e telefonit te policisë.
Ndërsa gjate verës pritet te vendosen edhe kamerat e sigurisë ne
kryqëzimet kryesore. Ndërkohe këto dite policia e Vlorës starton edhe
operacionin antikanabis ne gjithë qarkun. Gjate fazës se pare
inspektoret do te verifikojnë zonat problematike, duke realizuar edhe
fotografime nga ajri me ane te helikopterëve. Ndërsa ne fazë do te
ndërhyhet për asgjësimin e parcelave me hashash.
http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=11305:vlora-pergatitet-per-sezonin&catid=47:sociale&Itemid=120
http://www.vizionplus.tv/index.php?option=com_content&view=article&id=11305:vlora-pergatitet-per-sezonin&catid=47:sociale&Itemid=120
Nessun commento:
Posta un commento