

Tirana
u zgjua ditën e djeshme me parullën “
Unë e Dua Çamërinë”, si pjesë e
atmosferës festive për Javën e Kulturës dhe të Historisë së Çamërisë.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të qëndrojë gjatë gjithë javës i
dekoruar me banderolat “I Love Çamëria” (Unë e Dua Çamërinë) dhe me
flamuj shqiptarë, ndërkohë që në sheshin “Skënderbej” dhe në sheshin
“Nënë Tereza” janë vendosur dy monumente –shkronja tredimensionale- me parullën “I Love Çamëria”, shkruan sot “Shqip”.
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se “këtë vit ne e kemi nxjerrë
Javën Çame nga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm në sheshet
kryesore të vendit”. “Njëqind vite më parë, në sheshet e Tiranës,
banorët e qytetit kishin dalë për të protestuar lënien jashtë trungut të
shtetit shqiptar, të Kosovës dhe të Çamërisë. 70 vjet më parë, në këto
sheshe kishin protestuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që u
dëbuan gjatë Traktatit të Lozanës. 68 vjet më parë, pritën refugjatët,
bashkëkombësit e tyre nga Çamëria, që u dëbuan me anë të një prej
gjenocideve më të ashpra. Sot, ne bashkohemi të gjithë, për të
përkujtuar martirët e Çamërisë. Kjo javë është e të gjithë shqiptarëve,
se Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Ne mund të themi me bindje se
çështja çame është sot më e fortë se kurrë, e ka fituar betejën me kohën
dhe jemi më të vendosur se kurrë të çojmë deri në fund kauzën çame”,
tha Idrizi.
http://infoshqip.al/tirana-pushtohet-me-une-e-dua-camerine/
Nessun commento:
Posta un commento