29 giugno 2012

Fondi për mozaikun e Elbasanit, peng i burrokracive


Elbasan Qershor 29,2012 - 12:15  Mosmarrëveshjet për administrimin e fondit prej 1 milion eurosh të Komisionit Europian për mozaikun e Elbasanit po e çojnë atë drejt shkatërrimit, 5 vjet pas zbulimit në qendër të qytetit.
Bashkia e Elbasanit, Muzeu Etnografik, Instituti i Arkeologjisë në Tiranë janë në konflikt për mënyrën e përdorimit të këtij fondi, i cili do ta kthente mozaikun në destinacion turistik.
Përvec pamjes fare të pakëndëshme që ka krijuar në mes të qytetit gropa e madhe e mbushur me ujë e baltë, konflikti po rrezikon atë që është ruajtur për shekuj të tërë nën tokë.

Pak prej atyre objekte historike që u nxorën gjatë gërmimeve janë vendosur në oborrin e muzeut etnografik. Ndërkohë edhe ideja e shumë arkeologëve vendas dhe të huaj për të hartuar një master-plan për evidentimin e vlerave arkeologjike të Elbasanit, ku do të përfshiheshin gërmime arkeologjike, brenda dhe përreth Kastrumit Romak si dhe në zonën e pazarit të vjetër, tashmë ka mbetur vetëm një ëndërr.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41357
Besim Dybeli

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate