26 giugno 2012

Moratoriumi i skafeve, Komisioni i Sigurisë miraton “zbutjen” e moratoriumit të skafeve më 26 Qershor 2012


 2012-06-26 15:07
Pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës, mazhoranca bëri disa lëshime, duke lejuar që në det të lundrojnë disa mjete.

Amendamenti, i propozuar nga deputetët e maxhorancës Osman Metalla, Lefter Koka dhe Dashamir Tahiri, parashikon përjashtimin nga moratoriumi të mjeteve lundruese me vela dhe të mjeteve lundruese të klasifikuara si jahte.

Pas miratimit në komisionin e Sigurisë amendamenti do të merret në shqyrtim nga komisioni i Ligjeve në ditët në vijim. Ndërkohë, grupi parlamentar i PS-së kishte sjellë më parë në Kuvend një p/ligj që kërkonte  shfuqizimin e moratoriumit të skafeve. Por, ky propozim i opozitës nuk u pranua nga maxhoranca me arsyetimin se heqja e moratoriumit do të rikthente trafikun përmes gomoneve në detin Adriatik.
http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047255578/titulli/Komisioni-i-Sigurise-miraton-8220zbutjen8221-e-moratoriumit-te-skafeve 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate