25 giugno 2012

Vizitori me te mberitur ne Himare nuk ndjehet i huaj. Na vizitoni ne Faqen e internetit te bashkis Himare, ku do gjeni me shume informazione ne se do te ngeleni te kenaqur nga pushimet ne Himare.

Republika e Shqipërise Bashkia Himarë
http://www.himara.gov.al/ 
 M I R Ë S E V I N I

 
Ju mirepresim ne Himare. Ju mirepresim ketu ku ngjyra jeshile e ullishteve te pafund bashkohet ne harmoni te plote me ngjyren blu transparente te detit Jon dhe qiellin e kalter. Ketu ku mikpritja dhe krenaria eshte e njohur per banoret vendas tre mij vjet me pare, sic kane shkruajtur shume historian te vjeter si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi etj.
Vendin qe kane vizituar shume studjues te huaj nga kureshtja qe u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj. Eshte bashki rurale pa studim urban. Vendosja e shtepive te vjetra eshte ne baze te trashegimise popullore.
Vizitori me te mberitur ne Himare nuk ndjehet i huaj nga vendasit por do te pritet sikur te ishin njohur qe me pare. Do ti krijohet mundesia, perkrah lokaleve ku do te shijoje kulturen e gatimit vendas te gershetuar me gatimin europian, te shijoje dhe detin me plazhet e pastert si dhe diellin e forte deri ne perendim, vecori keto te natyres ku vetem Himara mund tjua ofroj. Pushuesit i krijohet mundesia te vizitoje fshatrat piktoreske, shprehje e trashegimise popullore arkitektonike te bregut, ku gjate vitit mund te marre pjes ne shume festa tradicionale qe organizohen nga popullsia vendase.
Gjithashtu pushuesit i krijohet mundesia te vizitoje kisha te periudhes Bizantine dhe manastire te lashtesise. Vizitore! Besojme se do te ngeleni te kenaqur nga pushimet ne Himare per te gjitha sa u ofrojme dhe thame me siper. Ju urojme mireseardhjen dhe pushime te mbara ne te gjithe bregdetin

Si të mbërrini Distancat km nga
Himara
  Rruga Detare Si te vini ne
  Himara nga deti..
Taksi Si te vish me taksi
Pikat turistikeVendet pikante qe duhet
ti vizitoni me patjeter
Akomodimi Ku te rrini? Ku te hani? Biznese Per referenca te metejshme vizitoni..
http://www.himara.gov.al/

Rajoni i Himares karakterizohet me male të larta (~ 2000 metra).Mali i quajtur Llogara (i njohur në antikitet dhe në greqisht si malet Ceraunian ) eshte ngjitur me detin. Ka plazhe të gjata me rërë të bardhë dhe disa kodra afër detit janë të mbjella me pemë ulliri dhe agrume.

Dhermiu qe eshte pjese e Himares ka qenë i banuar nga fisi Epirot i Kaonianeve. Filipi i Maqedonisë (babai i Aleksandrit të Madh) sulmoi  Himaren  në vitin 214 p.e.s. Në 167 p.e.s, ishte një bazë detare romake me Jul Cezarin ne krye I cili  ishte udhëheqësi i parë i madh që vuri këmbën e tij në plazh, pranë Drimadhes në betejën e tij kundër Pompeut.Për një periudhë të caktuar, Himara ishte nën sundimin bullgar (904 AD). Një i afërm i Gjin Bue Shpata (Zoti i Artes rreth viteve 1370 AD), erdhi dhe vuri themelet në Dhërmi. Pas vrasjes së Balsha II (i njohur si pronari I fashmshem I tokes mesjetare Shqipetare) në  vitin 1385, gruaja e tij "një Amazone e vërtetë" e sundoi Himaren deri ne vitin 1392. Këto ishin kohët e luftërave me saraçenët, dëshmi  te te cilave janë Shpella Pirateve dhe vendi i quajtur si Al -Evra.
I famshmi Norman Guiskard dhe biri i tij Boemund u përpoqen të nënshtronin vendin, duke njohur vendndodhjen strategjike mbi kanalin e Otrantos. Gjon Kastrioti, i biri i Skënderbeut - Heroit Kombëtar Shqiptar, zbarkoi në Himarë në 1481 për të organizuar një kryengritje kundër Turqve, pas vdekjes së babait të tij, e cila rezultoi e pasuksesshme. Si rezultat i pushtimit turk, shumë Himariote u larguan nga Shqipëria dhe u vendosen ne disa fshatra në jug të Italisë. Himara, ndryshe nga shumica e vendit nuk u pushtua plotësisht nga Turqit. Së bashku me Mirditën, të dy rajonet gëzonin një shkallë të caktuar të autonomisë. Sipas statusit të nënshkruar nga Sulltan Bajaziti II në vitin 1492, Himara dhe fshatrat e saj, duhet të paguanin per portin madheshtor shumën prej 16.000 franga në vit. Megjithatë, vendi është qeverisur nga demogeronde lokale. Himara (qe në atë kohë ishte përbërë nga më shumë se 50 fshatra) ishte qendra e kryengritjeve të ndryshme në vitet 1481, 1488, 1494-1509, 1537, 1571, 1595, 1690 1713.
 Ali Pasha i Janines ishte sundimtari i vetëm turk (ose shqiptar, duke qene se ishte shqiptar nga origjina) i suksesshëm per te zaptuar Himarën (ne 1797) dhe fshatrat e tij. Historia tregon se ai urdhëroi për të vënë zjarr mbi pyllin e fshatit te Drimadhes. Sipas historisë së Shqipërisë, Suliotet, që janë kontribuuesit kryesor për Pavarësinë Greke, ishin Himariote qe kishin emigruar.

Pas Pavarësisë së Shqipërisë, Himara u përfshi në shtetin e ri, edhe pse ne Mars te vitit 1914 vendi u shpall autonom. Në 1927 u nënshkrua Protokolli i Himares midis rajonit dhe  shtetit shqiptar që njohu privilegjet e vendit.Viti 1930 shënon fundin e mësimit të gjuhës greke në Himarë.


Turistët, të mahnitur me plazhet e Rivierës
Të rinj nga Britania, Italia apo Greqia fqinje, shprehen të impresionuar me Rivierën shqiptare
Riviera shqiptare është shndërruar këtë vit në një nga zonat bregdetare më të populluara nga pushuesit vendas dhe të huaj. Bregdeti i jugut mbetet padyshim destinacioni më i lakmuar turistik për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, por vitet e fundit edhe për turistët e huaj. Menjëherë pas ngjitjes në Qafën e Llogarasë, panorama që shfaqet është magjepëse. Rruga që gjarpëron mes një terreni të thepisur zbret fillimisht në plazhin e Dhërmiut. Fshati me ndërtimet karakteristike ruan ende fizionominë e kohëve të vjetra dhe po ashtu edhe rruga 1.5 kilometra e gjatë që të çon fare afër bregut. Megjithatë, vizitorët janë të shumtë, një pjesë e të cilëve besnikë ndër vite.
Turistë vendas shprehen se natyra është shumë e bukur, vendi, gjithçka është e pastër. Ndërkohë që për ata që duan të jenë afër bregut, një natë në hotel mund të kushtojë nga 30 deri në 60 euro, ndërsa për fanatikët e traditës, shtëpitë përdhese abonohen për 300 deri në 400 euro në 15 ditë. Pak kilometra më tej, shtrihet plazhi i Jalës. Bashkë me ujin e kristaltë dhe natyrën çlodhëse, ka nga ata që mundohen të shfrytëzojnë në maksimum diellin e nxehtë të kësaj vere. Për tipat më alpinë, çadrat kushtojnë më pak dhe janë një zgjidhje e mirë në rast se nuk gjen dhomë për t'u akomoduar. Ka dhe nga ata që e shohin këtë si një mënyrë për t'iu kthyer kujtimeve të rinisë. Plazhet e Himarës, Borshit apo Lukovës, që ndodhen pak kilometra më tutje, janë një tjetër alternativë për të pushuar në brigjet e Jonit. Udhëtimi drejt Sarandës dhe Ksamilit i jep fund kësaj perle të turizmit shqiptar që jo më kot, klasifikohet si elitar, dhe tërheq çdo ditë e më shumë interesin e pushuesve, por edhe të investi

Linja autobuzash        
1- HIMARE-TIRANE
Nisen 2 linja ne dite
Orari i pare 5:30
2- HIMARE-VLORE
Nisen 4 linja ne dite
Orari i pare 6:45
3- QEPARO-VLORE
4- HIMARE-SARANDE
Nisen 4 linja ne dite
Orari i pare 6:15
5- HIMARE-ELBASAN

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate