25 giugno 2012

Shqipëria turistike prezantohet në "National Geographic"

Shqipëria turistike prezantohet në "National Geographic"TIRANE 23 Qershor 2012 - Në selinë e "National Geographic", - një prej organizatave botërore më të famshme për zbulimet, eksplorimet dhe dokumentarët e mrekullueshëm që përgatit për publikun e gjerë, - u prezantua para dy ditësh për herë të parë edhe Ballkani Perëndimor, si një destinacion turistik i rëndësishëm. Ky projekt ambicioz, i mbështetur nga "National Geographic", është një mundësi e mirë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, të cilat do të kenë mundësinë për t'u paraqitur si një destinacion i rëndësishëm turistik në tregun botëror.

Projekti, i cili ka rreth një vit që ka filluar dhe është mbështetur në Shqipëri nga USAID dhe "Rritje Albania", synon që ta sjellë Shqipërinë jo vetëm si një destinacion turistik, por ta integrojë atë në tregun rajonal të turizmit. Në këtë kuadër, në "National Geographic" u prezantua edhe një portal i përbashkët, ku të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësinë të prezantojnë destinacionet e tyre më të mira, si dhe bizneset e turizmit, online. Ky portal do të jetë një mundësi e madhe për biznesin e turizmit shqiptar, i cili nën logon e "National Geographic", do të ketë një ekspozim më të mirë në tregun botëror.

Po kështu, portali i prezantuar, do t'i japë mundësi turizmit autentik shqiptar të jetë më i arritshëm nga turistët të cilët kërkojnë eksperienca shqiptare gjatë udhëtimit të tyre në rajon, por ky portal do të bëjë të mundur që në të gjithë Ballkanin të ofrojë mundësisht një eksperiencë lokale, duke mbështetur turizmin lokal.

Në prezantimin e këtij projekti ambicioz ishin të ftuar mbi 200 vetë, pjesëtarë të trupit diplomatik, mediat amerikane, politikanë, si dhe një numër i madh i organizatave amerikane që operojnë në Ballkan. http://www.balkanweb.com/kultur%C3%AB/2691/shqiperia-turistike-prezantohet-ne-national-geographic-93567.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate