Tiranë, 23 Korrik2011 NOA - “Të bësh fushatë publicitare, nuk është rruga e
duhur për të rritur Shqipërinë. Është njëlloj sikur një person që e
di se vuan nga stomaku, të shkojë për të blerë një veshje të bukur, por
shëndeti do të vazhdojë të vuajë”. Këtë krahasim përdori sot në një
konferencë për shtyp, Prof. Dr. Salvatore Messina, rektor i
Universitetit Europian për Turizmin, (EUFT), i vetmi i këtij lloji në
Ballkan, në një konferencë shtypi me gazetarë të medias së shkruar dhe
asaj televizive. Dr. Messina, e krahasuar turizmin në vendin tonë edhe
me makinën më të shpejtë në botë, kur u pyet si e sheh këtë shërbim në
Shqipëri: “Turizmi në Shqipëri, më ngjan me një Ferrari që ecën shumë
ngadalë duke “ngrënë veten me dhëmbë” që nuk mund të fluturojë më shpejt
edhe pse i ka të gjitha mundësitë ta bëjë këtë”. Prof. Messina
evidentoi këtu faktin se “Shqipëria është i vetmi vend në Mesdhè që
ka gëzon ende një ndërthurje të mrekullueshme të dhuratës së natyrës me
mundësitë për zhvillim”, duke apeluar për vënien në jetë të politikave
të efektshme turistike”. *** I pyetur si i vlerëson fushatat
publicitare që kanë ndërmarrë autoritetet shtetërore, ku janë shpenzuar
vitin e fundit rreth tre milionë USD, dr. Messina, u përgjigj: “Unë kam
parë reklamat dhe konstatoj se ato japin një mesazh të vetëm: Shqipëria,
perla e Mesdheut”. Ky slogan, është përdorur në vite dhe vazhdon të
përdoret nga thuajse të gjitha vendet e Mesdheut deri në Marok, etj. Unë
mendoj se fushatat e Shqipërisë duhet të japin mesazhe konkrete, mbi të
gjitha siguria. Ende nëpër botë ka një imazh pasigurie për Shqipërinë
dhe këtu duhet të jepet mesazh i qartë: Në Shqipëri, siguria është në
parametrat evropiane. Këtu, dr. Messina veçoi edhe një mundësi tjetër:
“Një avantazh shumë i rëndësishëm i shqiptarëve që duhet patjetër të
evidentohet, është mikpritja dhe bujaria e shqiptarëve që është mëse e
dukshme. Ky avantazh duhet të përbëjë bazën e promovimit të Shqipërisë”.
Dr. Messina ka vijuar të flasë për argumentin e promovimit të
Shqipërisë në botë dhe u shpreh: “Duhet të investojmë te produkti. Duhet
t’i themi të gjithë atyre pronarëve të hoteleve që ka një klasifikim,
që duhet të investojnë në politikat e turizmit dhe jo thjeshtë të
ofrojnë për turistët një shtrat fjetjeje. Duhet të themi që rreth 500
agjenci turizmi që gjenden të licencuara në Shqipëri, e vërteta është që
shumë pak nga këta janë të specializuar në sektorin e turizmit”. Prof
Messina theksoi se “ata janë bërë të aftë deri diku, vetëm pas një
periudhe, megjithatë”, - shtoi ai, - unë mendoj se nuk ka më vend për të
punuar duke ofruar shërbime pa edukimin e duhur turistik”. Këtë pohim
dr. Messina e bëri duke iu përgjigjur konstatimit të një gazetari i
cili tha se në pjesën më të madhe të restoranteve, bareve dhe hoteleve
rezulton se kanë si staf familjarët dhe të afërm të pronarëve, të cilët
pranojnë hapur se nuk kanë kurrfarë arsimimi në lëmin turistik dhe
mënyrën e shërbimit e mësojnë në mënyrë autodidakte. Dr. Messina veçoi
se kultura e shërbimit është shumë e rëndësishme për të mbajtur “të
gozhduar” klientelën pas këtyre bizneseve, por në të kundërt shërbimi i
keq, largon klientët dhe shkakton dëmtim serioz të këtyre bizneseve.
Ndaj prof. Messina tha se ka kaluar tashmë koha e pionerëve, duke
apeluar se kemi nevojë për shërbime të organizuara, ashtu si edhe vendet
perëndimore, të cilat janë vende që kanë investuar në turizëm. “Ata
kanë investuar tek kompetencat, ne mund të bëjmë më të mirën në shumë
pak kohë sepse kemi burimet e duhura”, - theksoi dr. Messina. Ndërkohë,
pyetjes se a mund të përballojë vendi fluks turistësh për shkak të
publicitetit, nisur nga fakti se spotet në Euronews sigurojnë një
audiencë botërore prej mbi 170 milionë shikuesish, potencial i mundshëm
për turizëm, dr. Messina iu përgjigj me faktin se është shumë e
rëndësishme që turistët që vijnë, të rikthehen dhe për më tepër, t’u
transmetojnë të afërmve dhe miqve të tyre, nevojën për të vizituar
Shqipërinë për shkak të avantazheve që ata presupozohet se do të gjejnë
në Shqipëri. “Turistët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, në të
vërtetë janë edhe ambasadorë shëtitës ndaj duhet investuar në cilësinë e
shërbimit turistik sepse këta ambasadorë do të “raportojnë” çfarë
gjetën në Shqipëri, duke u bërë faktor ftues ose bllokues i turistëve të
tjerë”. Dr. Messina tha më tej se shumë shërbime të nevojshme për
turistët janë të mangëta ose ende në hapat e parë. Ai përmendi edhe
sinjalistikën që mungon në pjesën më të madhe të rrugëve, mungesën e
zyrave të informacionit turistik, shërbimin online të prenotimit të
hoteleve, mospërdorimin më masë të kartave të kreditit, mungesa e
shërbimit të organizuar të taksive dhe makinave me qera, etj. *** Viti
i parë akademik i Universitetit Europian për Turizmin do të mbyllet
ditën e premte, më 7 Gusht 2009 me publikimin e rezultateve të provimeve
të semestrit të dytë. Prof. Messina tha se ka qenë një proces, që ka
nisur më 14 Nëntor të vitit 2008 me pesë Bachelors në Ekonomi Turizmi,
Politikat e Turizmit, Manaxhim i Shërbimeve të Hotelerisë dhe të
Restorantit, Information Technology, Komunikim dhe Business Language si
dhe një master i nivelit të parë në Turizëm që kanë pasur pjesëmarrjen e
65 studentëve, 22 docentëve europianë, 20 docentëve shqiptarë dhe 8
njësive të personelit që janë impenjuar maksimalisht për të realizuar
një program didaktik kompleks, me një vizion pa dyshim ndërkombëtar dhe
që synon marrjen e kompetencave që mund përdoren në mënyrë efikase në
tregun e punës në fushën e turizmit si në Shqipëri ashtu edhe në Europë.
Ky rezultat i parë u bë i mundur falë 21 Marrëveshjeve të
bashkëpunimit shkencor, didaktikës kulturore të nënshkruar nga
Universiteti Europian për Turizmin me Universitetin Ca’ Foscari di
Venezia (Itali); Universiteti i dytë i Napolit (Itali); Universiteti i
Nantës (Francë); Universiteti i Shkencave Gastronomike të Polencës
(Itali); Universiteti i Lusiadës në Lizbonë (Portugali); Universiteti
“Aleksander Xhuvani” në Elbasan (Shqipëri); Universiteti “La
Sapienza” në Romë (Itali); Universiteti Angers në (Francë);
Universiteti i Shkodrës në (Shqipëri); Universiteti “A: Avogadro” në
Piemontin Lindor (Itali); Universiteti i Malagës (Spanjë) dhe
me Institutin IPSSAR në Trevizo. *** Duke qenë i vetmi universitet
posaçërisht për turizmin, në tërë Ballkanin, themeluar nga Fondacioni i
Universitetit Evropian për Turizmin, i vendosur në Tiranë për të
realizuar parashikimet e Unitetit të Turizmit të Komisionit Evropian, ky
institucion arsimor është duke realizuar projekte konkrete për
zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Një vëmendje të veçantë, mes
aktiviteteve të këtij viti të parë, meritojnë hapja e “Laboratorit” të
Apolonisë mbi turizmin kulturor dhe ai i Divjakës mbi turizmin natyror,
aktivizimi i Masterplanit të Turizmit në rrethin e Lezhës. Po ashtu
spikat edhe hapja e një qendre italiane të EUFT në zonën e Muzeut
“Paestum nei percorsi del Grand Tour” që gjendet në qytetin e
Capaccio-Paestum, ku Parku arkeologjik i Paestum dhe Parku natyror i
Cilento-s dhe i Vallo di Diano, të dy të regjistruar në Listën e
pasurisë Botërore të UNESCO-s, janë pasuri të mëdha të një territori
shumë të prirur ndaj turizmit të qëndrueshëm falë ndërveprimit të
pasurisë mes pasurisë kulturore, pasurisë natyrore, biznesit të vogël
dhe turizmit. Dhe këtu, në sajë të Universitetit të Dytë të Napolit,
Bashkisë së Capaccio-s, Fondacionit Giambattista Vico, Bankës së
kreditit kooperativ të Aquara-s dhe Shoqatës së Hotelerisë, Universiteti
Europian për Turizmin merr pjesë në realizimin e një Masteri të nivelit
të dytë në Politikat e Turizmit të qëndrueshëm në të cilin janë
regjistruar 24 studentë. Me rastin e inagurimit të këtij Masteri,
studentët e EUFT kryen një udhëtim një-javor në Itali, për t’u njohur në
mënyrë të drejtpërdrejtë me metodologjitë e menaxhimit të pasurisë
kulturore, të pasurisë natyrore dhe të ofertës turistike të këtij
territori. Prof. Dr. Messina, siguroi se kjo eksperiencë do të
përsëritet çdo vit, “sepse e konsiderojmë thelbësore lidhjen e teorisë
me praktikën dhe me eksperiencën e drejtpërdrejtë me vendet jashtë
Shqipërisë”. “Por nuk ka mbaruar këtu, - ka vijuar dr. Messina, - në
Paestum dhe në Tiranë, nga gushti në tetor, do të realizojmë një
evidentim të pritshmërive të turistit aktual për të njohur atë çka ai
vërtet dëshiron për të kaluar pushimet në Shqipëri apo në Paestum dhe
krijimin e shërbimeve të reja cilësore për turizmin që sheh si
protagonistë studentët tanë. Ky objektiv do të bëhet i mundur në sajë
të Konventës që Universiteti Europian për Turizmin ka nënshkruar me Meta
Group, një shoqëri italiane e specializuar në krijimin e ndërmarrjes
dhe në marrjen e fondeve evropiane, por edhe në shoqërimin e
ndërmarrjeve të reja drejt investitorëve ndërkombëtarë, në sajë të një
fondi investimi në start up capital dhe seed capital, që do të
aktivizohet për të realizuar idetë më të mira sipërmarrësë të studentëve
tanë. *** Viti i ardhshëm akademik do të nisë të hënën më datë 9
Nëntor 2009.Oferta formuese e Universitetit Europian për Turizmin
parashikon për vitin akademik 2009-2010 5 Bachelors në Bachelor Degree
në Ekonomi Turizmi, Politikat e Turizmit, Manaxhim i Shërbimeve
Turistike, me drejtimet Hoteleri dhe Restorant, Teknologji Informacioni;
Komunikim dhe Gjuhë Biznesi, si dhe 3 Master të nivelit të parë në
Turizëm, Information e Communiation Tchnology, Manaxhim i Shërbimeve të
Hotelit e të Restoranti. Për t’u regjistruar në Bachelors, tarifa e
regjistrimit është 1.300 euro deri në 31 Korrik 2009 dhe 1.700 euro pas
31 Korrikut. Çdo student, pastaj, paguan 100 euro për t’u pranuar në
provime, 6 provime në fund të semestrit të parë dhe 6 provime në fund të
semestrit të dytë. Por Universiteti Europian për Turizmin vlerëson
ekselencën: nëse studenti merr vlerësimin 10/10, provimi është gratis.
Nëse merr vlerësimin 10/10 në çdo lëndë, tarifa për vitin akademikÂÂ
vijues është gratis! “Për më shumë informacion, mund të na kontaktoni në
nr. e tel. 042.265.265, numri i së ardhmes suaj”, - ftoi dr. Messina.
/a.k/NOA/ http://www.ngjarjet.com/LajmengaShqiperia/mesina-turizmi-ne-shqiperi-si-nje-ldquoferrarirdquo-qe-ecen-shume-ngadale/
Nessun commento:
Posta un commento