LIQENI ARTIFICIAL I TIRANES Ne
këto dite me te nxehte përvëlues, kryeqytetasit i janë rikthyer plazhit
ne bregun e Liqenit Artificial. Edhe pse te pakte ne numër, ata e
shohin këtë si një mundësi te mire jo vetëm për afërsinë, por edhe për
koston qe është zero, pasi këtu nuk duhet te paguash për shezlong.
Përgjithësisht ata janë te moshuar, te shoqëruar ndonjëherë edhe me
nipër e mbesa. Megjithatë, liqeni e ka humbur atë funksionin e
dikurshëm, deri diku turistik. Ne te nuk lundrojnë me varka, e uji sa
vjen dhe pakësohet. Ndërsa te shumte janë ata qe vazhdojnë ta shohin
liqenin si e vetmja mundësi shëtitjeje ne ajër te pastër. Shpesh
ambientalistet kane protestuar për gjendjen ku ndodhet Liqeni Artificial
i Tiranes, qe pret te marre një status mbrojtjeje.
Nessun commento:
Posta un commento