Vlorë - Në
plazhin e vjetër të Vlorës nuk ka çesma, dushe, kosha mbeturinash e
sikur të mos mjaftonte ai është pushtuar nga ujrat e zeza, era e rëndë e
të cilave ndjehet në të gjithë hapsirën e plazhit. Por pushuesit që nuk
mund të paguajnë çadrat apo shezlonet në plazhet private e kanë të
vetmen mundësi plazhin e vjetër, si e vetmja hapsirë publike e mbetur në
qytetin e Vlorës. "Është frika e madhe e infeksionit. Është komplet i kontaminuar, është me fekale, të mos them më të fortën. Plus tragetet që janë këtu, çfarë shkarkojnë e çfarë nuk bëjnë. Këtu kush të mundet të prishë, se për të rregullar s'po shohim gjë",-thotë një pushues. "Mirë do ishte që bashkia këtu të kishte një vend për grumbullimin e plehrave sepse qytetarët konsumojnë, I lënë plehrat aty ku pushojnë",-shprehet një tjetër. Në matjet e fundit të nivelit të ndotjes të ujrave në plazhin e vjetër ato ishin 12 herë më të larta se norma e lejuar, duke vënë në rrezik shëndetin e pushuesve. E vetmja masë që bashkia e qytetit ka marrë për këtë sezon ka qenë plugimi i brezit të rërës. Festim Llanaj |
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
25 giugno 2012
Plazhi i Vlorës, i pushtuar nga ujërat e zeza, Qershor 24,2012
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento