e Martë, Qershor 26th, 2012
Mungesa
e hapësirave publike në plazhin e Durrësit është kthyer në një problem
shqetësues për pushuesit që frekuentojnë këtë vijë bregdetare. Ditën e
djeshme, pushuesit janë përplasur me Policinë Bashkiake, pasi kjo e
fundit po ndërhynte në bregdet për të liruar plazhet publike që janë
zaptuar nga privatët. Për të liruar plazhet, më parë duhej të largonin
plazhistët. Por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të lëvizë, duke u
justifikuar me faktin se kishin paguar për të qëndruar aty. Për disa
minuta në plazhin “Apollonia” u krijua një situatë e pazakontë.
Plazhistët dhe efektivët e Policisë Bashkiake kanë debatuar ashpër me
njëri- tjetrin për këtë situatë. Pushuesit janë larguar vetëm kur
pronarët anonimë që kanë zaptuar parcelat publike u kthyen atyre
paratë.
l.mhttp://www.panorama.com.al/kurizitete/bashkiaket-%E2%80%9Csherr%E2%80%9D-me-plazhistet-ne-durres/

l.mhttp://www.panorama.com.al/kurizitete/bashkiaket-%E2%80%9Csherr%E2%80%9D-me-plazhistet-ne-durres/
Nessun commento:
Posta un commento