27 giugno 2012

Treguesit Ekonomikë - Turizmi - Metodologji ne shqiperi

Metodologji
Informacioni statistikor për aktivitetin turistik merret çdo tremujor nga zyrat e statistikave në rrethe drejtpërdrejt në strukturat e akomodimit.  Bazuar ne programin statistikor.merren te dhena mbi numrin e hoteleve, dhe kapacitetin e tyre (dhoma, shtretër) si dhe në frekuentimin e tyre nga të huaj e shqiptarë. Po ashtu nëpërmjet programit statistikor çdo tremujor, nga Ministria e Rendit Publik merren të dhëna mbi numrin e hyrjeve dhe daljeve në kufi sipas mënyrës së udhëtimit, të shtetasve të huaj dhe shqiptarë. Për shtetasit e huaj merren të dhëna edhe mbi qëllimin e udhëtimit dhe shtetësinë e tyre
Përkufizime

Turizem
Turizmi perfshin aktivitetet e personave qe udhetojne dhe qendrojne ne vende te ndryshme nga vendi i qendrimit te tyre te zakonshem per nje periudhe jo me te gjate se  nje vit kalendarik dhe qellimi i ketij udhetimi eshte kohe e lire , biznes e te tjera.
Vizitor
Për qëllime të statistikës së turizmit, termi “vizitor” perfaqeson një “person që udhëton në një vend të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më pak se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vëndin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse”
Të gjithë udhëtarët që përfshihen në turizëm janë vizitorë. Termi “vizitor” përfaqëson konceptin bazë për gjithë sistemin e statistikave të turizmit. Termi “vizitor” per qellime te statistikave dhe dhe ne perputhje me format e turizmit klasifikohet më pas në dy kategori: “turistë (vizitorë me neteqendrim )” dhe “vizitorë ditorë” 
Turist quhet një vizitor i cili kalon të paktën një natë në një strukturë hoteliere në vendin që ai viziton.
Vizitor ditor  quhet  një vizitor i cili nuk kalon natën në një strukturë hoteliere në vendin që ai viziton.
Sipas formave të turizmit vizitorët mund të klasifikohen në:
a)      vizitorë ndërkombëtarë
-         turistë (vizitorë me neteqendrim)
-         vizitorë ditorë
b)      vizitorë të brendshëm
-         turistë (vizitorë me neteqendrim)
-         vizitorë ditorë
- Hotel, ne kete grup perfshihen hotelet, motelet, hotelet anes rruges, hotelet e plazhit etj qe ofrojne me shume sherbime hoteliere se rregullim e pastrim dhome dhe lehtesira sanitare. 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate