Vizita e Ministrit Bumçi ne Gjirokaster
24.06.2012 Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. 
Aldo Bumçi  zhvilloi  një vizitë pune në qytetin e Gjirokastrës ku 
inspektoi disa nga banesat monument kulture të cilat por restaurohen me 
fondet e Buxhetit të Shtetit.  Gjatë vizitës në këtë qytet ai u takua me
 pronarë shtëpish, punonjës se restaurimit, përfaqësues të organizatave,
 fondacioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të fokusuara në ruajtjen dhe 
administrimin e Gjorokastrës si pjesë e UNESCO. 
Në daljen para medias Ministri i TKRS-së Z. Aldo Bumçi 
tha se  Qeveria Shqiptare ka investuar këto 6 vjet dhe do investojë 
përsëri për ruajtjen dhe administrimin e Gjirokastrës  per ruajtjen e 
vlerave të trashëgimisë kulturore dhe historike. Qeveria gjithashtu po 
investon edhe për përmirësimin e infrastrukturës rrugore e cila do të 
mundësoje shtimin e numrit të turisteve. 
Lajmi i mirë, shtoi ministri, është se më në fund pas 
investimeve nga buxheti i shtetit është ngjallur një interesim i 
jashtëzakonshëm nga pronarët dhe biznesi, për rijetëzimin e monumenteve,
 për ti vënë ato në shërbim të turizmit. U takova me disa investitore 
privatë që po realizojnë projekte të mrekullueshme në zonën historike të
 qytetit në përputhje të plotë me kriteret e ruajtjes së vlerave 
autentike. 
Në fund të fjalës së tij Z.Bumçi i përgëzoi të gjithë për punën e bërë në këto vite, dhe premtoi se Qeveria Shqiptare do të investojë edhe në vitet në vijim jo vetëm për restaurimin e banesave por edhe rijetëzimin e Qendrës Historike të Gjirokastrës.

Në kuadër të investimeve me buxhetin e MTKRS-së për Trashëgiminë Kulturore
Gjirokastër
Banesa Çuberi - Gjirokastër
Monumenti ndodhet në lagjen Partizani është monument i kateg së I. Ajo ka dy faza ndërtimi, e para gjysma e dytë e shek të XVIII e dyta në 1880. Ndërhyrjet që po kryhen kanë të bëjnë me konsolidimin e mureve të dëmtuar dhe ndërtimin e çatisë pasi e vjetra që rrëzuar tërësisht. Vlera e përgjithshme e restaurimit të monumentit është: 4.233.565 lekë
 Banesa Fico Gjirokastër
Ndërtimi i saj daton në vitin 1902. E veçantë e saj është punimi i fasadës me elemente e dekoracione të shumta drusore duke i dhënë nje pamje shumë tërheqese. Gjithashtu në katin e fundit të baneses ndodhet nje tavan dekorativ i punuar me pikturë. Keto i japin kësaj banese një vlerë të vaçantë duke qenë një nga banesat më të bukura të qytetit. Ndërhyrjet përqëndrohen kryesisht në restaurimin e elementeve drusore. Vlera e përgjithshme e restaurimit të monumentit është 6.928.631 lekë.

 Banesa Kokobobo  Gjirokastër
Eshte monument i kat. së II dhe ndodhet në lagjen Palorto përballë gjimnazit “Asim Zeneli”. Vlera e përgjithshme e restaurimit të monumentit është 5.264.148 lekë. Kjo vlerë do të përdoret kryesisht për restaurimin e çatisë, ndërtim mur guri, vendosje dritaresh dhe meremetim qemeresh.

Mbi punimet restauruese në Qendrën Historike të Gjirokastrës
Fondi prej rreth 1.2 milione USD i Qeverisë Shqiptare, i akorduar UNESCO-s u tenderua sipas kritereve ndërkombëtare, me destinacion restaurimin e objekteve monument kulture në qendrën historike të Gjirokastrës.
Disa nga objektet të cilat u restauruan në Gjirokastër me fondet e Qeverise Shqiptare të lëvruara nga UNESCO jane zona e Qafës së Pazarit dhe banesa të tjera pranë saj si Angonatet, Kabilatet, Gurgaj, etj.

Të gjitha këto punime u kryhen në bazë dhe përputhje të 
plotë me kalendarin e ndërhyrjeve restauruese të pregatitur 
profesionalisht nga UNESCO dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës. 
Qëllimi i ndërhyrjes restauruese ishte ruajtja e autenticitetit të 
Gjirokastrës për sot dhe për brezat që do të vijnë, si një destinacion 
me vlera të padiskutueshme dhe me vizitueshmëri të lartë të turisteve 
vendas dhe të huaj.
Mund të përmendim se vetëm në periudhën 2007-2008 fondet
 e dhëna nga buxheti i shtetit për Gjirokastrën kanë arritur në rreth 60
 milione lekë, me fokus të veçantë qendrën historike, rrugët e fasadat 
por edhe shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare, Babaramos, Çabej, si dhe 
Hanin e Zagorisë, një investim thelbësor për të gjithë qytetin me vlerë 
24 milionë lekë. 
Vetëm për vitin 2009 nga buxheti i shtetit u investuan 
rreth 43 milione leke investime te tjera të përqëndruara në qendrën 
historike të qytetit të Gjirokastrës por edhe në hidroizolimin e kalasë 
së Gjirokastrës.http://www.mtkrs.gov.al/web/Njoftime_per_Shtyp_110_1.php 

Nessun commento:
Posta un commento