25.06.2012

“Këtë vit ne e kemi nxjerrë Javën Çame nga sallat e mbyllura në sheshet kryesore të vendit. 100 vite më parë, në sheshet e Tiranës, banorët e qytetit kishin dalë për të protestuar lënien jashtë trungut të shtetit shqiptar, të Kosovës dhe të Çamërisë. 70 vjet më parë, në këto sheshe kishin protestuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që u dëbuan gjatë Traktatit të Lozanës. 68 vjet më parë, pritën refugjatët, bashkëkombësit e tyre nga Çamëria, që u dëbuan me anë të një prej genocideve më të ashpra. Sot, ne bashkohemi të gjithë për të përkujtuar martirët e Çamërisë. Kjo javë është e të gjithë shqiptarëve, se Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Ne mund të themi me bindje se çështja çame është sot më e fortë se kurrë, e ka fituar betejën me kohën dhe jemi më të vendosur se kurrë të çojmë deri në fund kauzën çame” - tha zoti Idrizi.Sipas organizatorëve, gjatë kësaj jave çështja çame do të paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët do të informohen për historinë e banorëve të asaj treve. Po ashtu, një varrezë monumentale do të ngrihet në Kllogjër të Sarandës, ku më shumë se tre mijë shqiptarë të Çamërisë humbën jetën nga dhuna greke. Veprimtarët thanë se si çdo vit, do të zhvillohet edhe marshimi i heshtur deri në pikën e Qafë-Botës, nga erdhën në Shqipëri mijëra shqiptarë të Çamërisë, të përzënë me dhunë nga territori grek.
http://www.zeriamerikes.com/content/idrizi-cameria-java-kulturore-saranda/1248737.html
Celet ne muzeun Kombetar ekspozita came
Publikuar më 27 qershor 2012 14:43http://lajme4.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047255921/titulli/elet-ne-muzeun-Kombetar-ekspozita-came
Autori i monografisë Selman Sheme bëri me dije se kjo monografi është fryt i një pune 10 vjeçare.
Kryetar i shoqatës Çamëria Ardian Tane theksoi faktin se nisja e varrezës monumentale të shqiptarëve të Çamërisë është një përkujtim në nderim të 3 mijë bashkëkombësve që humbën jetën nga genocidi grek.
I pranishëm në aktivitetin në kuadër të javës çame ishtë edhe ish komandanti i UCK-së Fatmir Limaj, i cili vlerësoi këtë aktivitet.
Në prezantimin e monografisë dhe çeljes së ekspozitës fotografike ishin të pranishëm personalitete të shumta në vend, politikan , historian dhe artdashës. Në Tiranë në kuadër të javës çame janë zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore.
Nessun commento:
Posta un commento