Konkurueshmëria në Turizëm, Shqipëria e 71 në 139 vende
Shqipëria ka ngjitur 19 vende në renditjen botërore për konkurueshmërinë në turizëm. Në këtë krahasim të Organizatës Botërore të Turizmit, Shqipëria lë pas Egjiptin, Maqedoninë. Në rajon kryeson Mali i Zi
Viti 2011 e sheh në një renditje më të
lartë Shqipërinë, përsa i përket sektorit të turizmit. Organizata
Botërore e Turizmit e ka renditur këtë vit Shqipërinë 19 vende më lart
(vendi i 71-të), në krahasim me vitin 2009 (vendi 90), vit me të cilin
bëhet edhe krahasimi në raport që ka lidhje me konkurrueshmërinë për
turizmin, për vitin 2011. Sipas kësaj renditjeje, e cila vlen për 139
vende, Shqipëria është kuotuar me 4.01 pikë, pas Libanit dhe përpara
Republikës Dominikane, Indonezisë, Gjeorgjisë, Egjiptit e fqinjit
Maqedoni. Në raportin e vitit 2011, Zvicra renditet e para, duke u
pasuar nga Gjermania, e cila ka fituar një pozicion më lart e po kështu
edhe Franca. Në rajonin e Ballkanit, duket se vendi më konkurrues në
fushën e turizmit është Mali i Zi, i cili nga vendi i 52-të, që ka qenë
në vitin 2009, është pozicionuar në vendin e 36-të. Në këtë raport
thuhet se pas një periudhe të vështirë, industria e turizmit do të nisë
të rimëkëmbet, por me ritme të ngadalta. Ky raport mat dhe analizon
konkurrueshmërinë e turizmit në ekonomi të ndryshme në botë dhe lista me
dhjetë vendet e para kompletohet me Austrinë, Suedinë, Britaninë e
Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë, Spanjën e Singaporin.
Në raport edhe shtyllat kryesore të
performancave ekonomike, si ligjet e rregullat, mjedisi, siguria,
shëndeti, infrastruktura turistike, kapitali njerëzor, transporti ajror
dhe tokësor etj. Shqipëria ka fituar renditjen më të mirë (vendi i
tretë), për sa i takon mikpritjes turistike, së bashku me Libanin e
Barbadosin. Vendet që ofrojnë çmime më konkurruese e që joshin turistët e
huaj janë Gambia e Malajzia. Kryesisht këto vende kanë çmime të lira të
karburantit dhe të akomodimit. Në raportin e konkurrueshmërisë për
vitin 2011 vihet re se Zvicra, Singapori e Islanda mbajnë vendet e para
për burimet njerëzore, çfarë nënkupton edukim të fortë, lehtësi
trajnimi, forcë pune të shëndetshme etj. Vendet më të pasura në burime
natyrore renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili e Tanzania,
Suedia, Spanja e Britania e Madhe renditen ndër vendet që kanë
konkurrueshmëri të lartë. Konkurrueshmëria në turizëm është tregues i
rëndësishëm i ekonomisë. Vlerësohet si stimuluesi më i madh i ekonomisë.
Turizmi vlerësohet si sektori që punëson më shumë njerëz. Kryesisht të
rinj e gra. Turizmi i nxit njerëzit të konsumojnë. E njëjta gjë ndodh
edhe me biznesin në rastin e konferencave të ndryshme. Këto dy elementë
rrisin të ardhurat e eksportit. Turizmi arriti të shënonte rritje, përsa
i takon numrit të vizitorëve me rreth 7%, në krahasim me vitin 2009,
kur u shënua rënia më e fortë me rreth 4%. Sipas barometrit të
Organizatës Botërore të Turizmit, pothuajse të gjitha destinacionet më
popullore në botë shënuan shifra pozitive, por që më së shumti i
orientuan nga vendet me ekonomi në zhvillim. Gjatë vitit 2010, numri i
turistëve ndërkombëtarë arriti në 935 milionë, rreth 58 milionë më shumë
se në vitin 2009. Kjo rritje, më e ulët në ekonomitë e zhvilluara (5%) e
më e shpejtë se në ato në zhvillim (8%), erdhi si reflektim i situatës
ekonomike në botë dhe parashikohet që të vazhdojë me këto ritme edhe
gjatë këtij viti.
Sipas kësaj renditjeje, e cila vlen për
139 vende, Shqipëria është kuotuar me 4.01 pikë, pas Libanit dhe përpara
Republikës Dominikane, Indonezisë, Gjeorgjisë, Egjiptit e fqinjit
Maqedoni. Në raportin e vitit 2011, Zvicra renditet e para, duke u
pasuar nga Gjermania
Fonti: http://www.mapo.al/
Nessun commento:
Posta un commento