25 giugno 2012

Fluks nga Kosova në Morinë, 10 mijë udhëtarë në 24 orë



Kukës - 10 mijë persona hyjnë dhe dalin nga Shqipëria në 24 orë në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Destinacioni i tyre është bregdeti, ndërsa për turizmin kulturor janë të rrallë personat e interesuar. Promocioni i plazheve dhe resorteve është shumë më i madh krahasuar me atë të turizmit kulturor. Kryesisht shtetasit kosovarë janë ata që popullojnë plazhet shqiptare gjatë fundjavës. 

"Vijmë nga Mitrovica. Po shkojmë në plazh, në pushim për fundjavë",-thotë një udhëtar.

"Jemi nga Mitrovica, po shkojmë në Durrës. Kemi dëshirë se është shumë afër dhe duam të kalojmë pushimet këtu",-thotë një tjetër.

"Jam nga Gjilani. Po shkojmë në Durrës për pushim. Vijmë thuajse çdo fundjavë",-shprehet një tjetër udhëtar.

Për të shmangur radhët e gjata të pritjes në këto ditë të nxehta drejtoria e Kufirit dhe Migracionit ka vënë në dispozicion të përpunimit të dokumentacionit 5 sportele gjatë gjithë ditës, ndërsa numri i tyre shtohet në orët e pikut.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40956#Xchiu
Flutura Tota

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate