Qershore/2012
Të dashur dëgjues, unë jam znj. Zhai Huailu, veterane e Radios së Jashtme të Kinës.
Jam shumë e lumtur pasi lexova lajmin mbi nënshkrimin e memorandumit për nxitjen e vizitave të turistëve kinezë në Shqipëri, ku thuhet se do të krijohen lehtësira për hyrjen e turistëve kinezë në Shqipëri, duke përfshirë edhe procedurat për dhënien e vizave.
Vitin e kaluar udhëtova drejt Shqipërisë me grupin e parë të turistëve kinezë dhe hasa disa probleme gjatë marrjes së vizës. Megjithatë, grupi kinez i turistëve ka mbetur shumë i kënaqur me vizitën 6-ditore në Shqipëri.
Gjate këtyre 6 ditëve, ne vizituam një sërë qytetesh si Krujën, vendlindjen e heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut, Kalanë e Rozafës, në Shkodër, djepi i kulturës shqiptare, qytetin më të madh bregdetar Durrësin, qytetin-muze, Beratin, Parkun Arkeologjik të Apolonisë, Parkun Kombëtar te Butrintit, Gjirokastrën, ku është dhe xhiruar filmi shqiptar me ndikim të madh në Kinë "Ngadhënjim mbi vdekjen", Voskopojën në Korçë, lokalin e njohur "Kus Baba në Vlorë, Parkun Kombëtar të Llogarasë, Kalanë e Lëkursit në Sarandë, plazhin e Ksamilit, "Syrin e kaltër", liqenin e bukur të Pogradecit dhe Drilonin me mjellmat e hijshme. Gjithashtu u ngjitëm edhe me teleferik në malin e Dajtit, duke shijuar gjithë pamjen e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë
Megjithëse ditët për turizëm ishin të shkurtra dhe Shqipëria nuk është një vend i madh, ka një sipërfaqe vetëm 28 mijë kilometra katrorë, gjithçka që pamë i tejkaloi mjaft parashikimet tona. Ne nuk e dinim dhe nuk e kishim përfytyruar se Shqipëria ka një histori kaq të lashtë. Ne pamë bukuritë e shumëllojshme dhe të jashtëzakonshme natyrore, si malet e gjelbra me pyje, liqenet e qeta me ujë të kulluar, detin e kaltër dhe lumenjtë, si dhe përrenjtë e burimet, plazhet e mrekullueshme dhe peizazhin e thyer. Njëra nga anëtaret e grupit tha "Në një vend me sipërfaqe jo të madhe, ne pamë një gërshetim kaq të mirë dhe një përzierje të këndshme të argëtimit, qetësisë, burimeve të mrekullueshme natyrore e arkeologjike të cilat ia vlen t'i vizitosh. Në bregun e detit e të liqenit ne pamë edhe kalanë e lashtë mijëravjeçare, si një shkrirje dhe një gërshetim kaq të përsosur të vendeve arkeologjike dhe të panoramave të mrekullueshme, të rralla në botë."
Përshtypjet më të mëdha, i kishim nga tre vendet arkeologjike të shpallura nga UNESCO-ja trashëgimi botërore. Sipas saj, këto vende arkeologjike kanë histori të lashtë dhe janë ruajtur mirë. Kurse nga pamjet natyrore ne vlerësojme si shumë të bukura të gjitha panoramat bregdetare.
"Ne e quajmë Shqipërinë një vend të çmuar për turizëm, që ka potencial të madh."
Ata propozuan që të thjeshtohen procedurat për marrjen e vizave turistike; të krijohen linjat turistike ballkanike ose të përfshihet turizmi në Shqipëri në udhëtimet turistike të agjencive kineze në vendet evropiane; të promovohet turizmi me çdo mënyrë, si me anën e filmave ose të dokumentarëve në internet, me veprimtari propaganduese të organizuara në qytetet e mëdha kineze, me bërjen të njohur të pikave arkeologjike dhe peizazheve të bukura në malet, lumenjtë, liqenet dhe detet e Shqipërisë në gazeta dhe në media të ndryshme etj. ose me broshura udhërrëfyese në gjuhën kineze për turizmin në Shqipëri. Gjithashtu ata sugjeruan të jepen për turistët e huaj shfaqje me këngë e valle popullore shqiptare, si edhe të organizohet edhe turizmi në fshat, që të kënaqen turistët me vjeljen e frutave të ndryshme të freskëta dhe njëkohësisht të shtohen të ardhurat e fshatarëve. Po ashtu, gjatë udhëtimit të shfaqen në mikrobus ose autobus filma dhe këngë të vjetra shqiptare të njohura në Kinë dhe të zbukurohen mijëra bunkerët e ndërtuar në Shqipëri me ngjyra të larmishme dhe me piktura të njohura shqiptare.
Tani qeveria shqiptare i ka marrë në konsideratë sugjerimet tona, duke filluar menjëherë punën për thjeshtësimin e procedurave për marrjen e vizave turistike dhe dhe në kuadër të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, do të organizohet në Kinë java kulturore shqiptare, ku do të prezantohet edhe një ekspozitë turistike nga Shqipëria.
Që prej fillimit të këtij viti, nga agjencitë kineze kanë filluar dërgimi i grupeve turistike në Shqipëri. Shumica e grupeve turistike kineze janë të kënaqur me mikpritjen e ngrohtë të shqiptarëve, por ata ndjejnë një dobësi në anën e shërbimeve të guidave në gjuhën kineze. Mendoj se në këtë drejtim duhet bërë punë për përgatitjen e guidave profesionale në gjuhën kineze.
Me përparimin e shoqërisë, përmirësimin e standardeve të jetesës, turizmi është bërë tani modë për pushime në Kinë. Fluksi i turistëve kinezë në mbarë botën do të ketë një rritje të ndjeshme. Edhe agjenci të ndryshme turistike ofrojnë shërbime të shumëllojshme për të nxitur njerëzit të ndërmarrin udhëtime turistike.
Tani edhe disa agjenci kineze turistike qe merren me turizmin ne vendet e Europës lindore kanë treguar interesimin e tyre për përfshirjen e Shqipërisë në linjat turistike të vendeve përreth si në Maqedoni, Kroaci, Malin e Zi etj. Ata propozuan që Shqipëria të krijojë në Kinë një agjenci për promovimin e turizmit shqiptar. Besoj me perpjekjet e të dyja palëve, Shqipëria do të presë gjithnjë e më shumë turistë nga Kina. (Zhai/Albana)http://albanian.cri.cn/321/2012/06/13/165s115700.htm

Nessun commento:
Posta un commento