OSBE dhuron lexues optik për pasaportat biometrike
Tiranë Qershor 28,2012 - Policia e Shtetit do të ketë tashmë në pikat e kalimit kufitar lexues të pasaportave biometrike. Kjo është një dhuratë e prezencës së OSBE-së në Tiranë, e cila do të shërbejë së tepërmi gjatë sezonit turistik. Ceremonia do të zhvillohet të enjten në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mes ambasadorit të OSBE-së, Eugen ëollfarth dhe kreut të policisë, Hysni Burgaj.
Kjo dhuratë vjen dhe në kuadër të masave që janë marr për sezonin turistik duke shërbyer në verifikimin e dokumenteve të identifikimit në mënyrë elektronike. Në këtë mënyrë ajo i shërben edhe reduktimi sadopak të fluksit të hyrje- daljeve në kufi, pasi shkurton mjaft kohë.
Tiranë - Kufijtë shqiptarë do jenë më të sigurtë, si dhe orët e pritjes së qytetarëve në kufi do të reduktohen ndjeshëm. Kjo falë 10 lexuesve optikë, për pasaportat biometrike, që policia e shtetit ka marrë si dhuratë nga OSBE-ja.
Dorëzimi i këtyre pajisjeve u bë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Eugen Vollfarth, ambasador i OSBE-së në Shqipëri, e cilësoi këtë si një kontribut mjaft të rëndësishëm dhe do të ndihmojë mjaft policinë në menaxhimin e kufijve. Ndërsa për drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, bashkëpunimi me OSBE-në ka qënë mjaft i frytshëm në këto vite.
Kjo ka sjellë edhe përmirësimin e policisë duke e bërë atë më të besueshme tek qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.
Pajisjet do të vendosen në pika të ndryshme kufitare në vend, ku do bëhët i mundur edhe ndalimi i personave me precedentë penal ose të kërkuar nga Interpoli.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/41225

Nessun commento:
Posta un commento