Çelet sezoni ne Ishëm
 16 Qershor 2012 
 
  
PLAZHI ISHEMKomuna
 e Ishmit  ne Durrës ka çelur sezonin turistik për këtë vere. Kreu i 
pushtetit vendor Sulejman Ibrahimi  i cili administron 25 kilometër vije
 bregdetare nga Kepi i Rodonit  deri ne afërsi te Hallamjt, shprehet  
optimist për numrin e pushuesve këtë vit. 
Sipas tij me masat dhe investimet e kryera parashikohet qe plazhet e 
Ishmit te frekuentohen nga rreth  120 mije pushues, dyfishi i vizitoreve
 te një viti me pare. Ndërsa deputeti socialist i Durrësit Blendi Klosi i
 ka bere apel qeverise te investoje për pastrimin e grykëderdhjeve te 
lumenjve te cilat duke u derdhur ne këtë zone kane krijuar jo vetëm 
probleme mjedisore por edhe tragjedi ne jete njerëzish. Edhe pushuesit 
qe kane nisur me herët frekuentimin e plazhit kërkojnë me shume 
investime ne drejtim te infrastrukturës dhe pastrisë. Pavarësisht 
investimeve te pakta, vitet e fundit pushuesit preferojnë gjirin e 
Lalezit si një plazh ende te virgjër dhe te qete
 
 
Nessun commento:
Posta un commento