06 giugno 2012

Ture turistike në Tiranë

Ture turistike në Tiranë


-  28/05/2012
Drejtoria e Turizmit dhe Promovimit të Qytetit pranë Bashkisë së Tiranës ofron gjatë sezonit turistik ture turistike pa pagesë për grupe vizitorësh nga brenda dhe jashtë vendit.
Tur ne TiraneKy shërbim, i cili do zgjasë 1 orë e 30 minuta, ofrohet çdo të hënë, ora 10:00, me përjashtim të festave zyrtare, duke u nisur nga ambientet e Drejtorisë së Turizmit dhe Promovimit të Qytetit, në adresën: Rr. Ded Gjo Luli, Nr. 4, Tiranë.
Grupet, të cilave do tu ofrohet ky shërbim, duhet të përbëhen të paktën nga pesë persona. 
Turi ofron vizita dhe informacione për objektet më të rëndësishëm të qendrës së Tiranës si: Sheshi Skënderbej, Kompleksi i Bulevardit, Xhami dhe Kulla e Sahatit, Varri i Kapllan Pashës, Galeria Kombëtare e Arteve, Ura e Tabakave, Sheshi Nënë Tereza, Universiteti, Blloku etj.
Një punonjës i Drejtorisë së Turizmit dhe Promovimit të Qytetit do të shoqërojë grupet gjatë gjithë kohës duke ofruar informacionin përkatës në anglisht dhe shqip sipas rastit.
Për më shumë informacion ju lutemi të na kontaktonin në numrin e telefoni: + 3555 (4) 222 3313 ose me postë elektronike në adresën infotourisem@tirana.gov.al
Ky informacion eshte pregatitur nga Drejtoria e Turizmit dhe Promovit te qytetit, ne Bashkine e Tiranes.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate