06 giugno 2012

Dajti Ekspres “Teleferiku”, shijoni kënaqësinë që të ofron udhëtimi me teleferik – aty ku toka takon qiellin

Dajti Ekspres “Teleferiku”


Teleferiku është vepra e parë e këtij lloji për vendin tonë
Dajtit Ekspres është një veper tepër unikale, jo vetëm nga fakti se është i pari investim i këtij lloji në fushën e turizmit, të rekreasionit, te mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, por edhe nga fakti se si rrugë ajrore, për trasport njerëzish ai ka specifikën e vet. Kjo jo vetëm për kompleksitetin e makinerive dhe pjesëve përbërëse, por edhe për mënyrën e të dimensionuarit të stacioneve të sipërm e të poshtëm, të kullave mbështetëse, që u nënshtrohen forcave të mëdha tërheqëse, përkulëse dhe shtypëse. Prodhimi i gjithë ansamblit të makinerive, ndërtimi i bazamenteve të stacioneve dhe kullave si dhe montimi i vetë teleferikut ja rrisin vlerat si një veper e mirëfilltë dhe mjaft e ndërlikuar mekanike për llojin e vet. Prezenca e dikurshme e «Kampit të Punëtorëve» dhe «Kampit të Pionerëve» si dhe në përgjithësi vlerat eko-turistike të pyllit që kanë tërhequr e po tërheqin nxënës të shkollave, të rinj e të reja, sportistë, alpinistë, skiatorë, turistë nga vende të huaja, në të gjitha stinët, ka treguar dhe po tregon se Parku Kombëtar i Dajtit ka luajtur kryesisht funksionin rekreativ. Nga pikëpamja sociale instalimi dhe funksionimi i pandërprerë i teleferikut do të bëjë të mundur frekuentimin e Parkut dhe nga qytetarët që deri tani nuk kanë patur apo nuk do kenë mundësi të udhëtojnë me apo makina. Nga pikëpamja mjedisore teleferiku duhet konsideruar si elementi numër një i infrastrukturës së një Parku Kombëtar të menaxhuar me drejtim turizmi dhe rekreacioni. Jo vetem kaq…….

 Parku i Dajtit

PARKU KOMBETAR

Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombetar” ka sot një sipërfaqe prej rreth 3333 ha . Ai është në juridiksionin dhe administrimin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë. Deri më sot ai i ka plotësuar pothuajse të katër funksionet e një pylli: atë reaktiv, si vend klimaterik e turistik, atë të mbrojtjes të tokës, burimeve ujore, rrugëve, atë të konservimit për studime shkencore, praktika mësimore të studentëve të Fakultetit të Pyjeve e kurse kualifikimi për mbarështrimin e qëndrueshëm të pyjeve, si dhe, deri diku, funksionimin prodhuesParku Kombetar i Dajtit eshte njeri nga gjashte parqet kombetare te Shqiperise i shpallur nen mbrojtje ne vitin 1966.

Flora
Ngjashmeria e madhe e bimesise ne kete park me ate te Evropes Qendrore te lartesive te medha eshte gjeja e pare qe te bie ne sy ne shtrirjen e karakterizuar nga pylli i ahut. Ne tipet e bimesise qe ndodhen ne Parkun Kombetar te Dajtit mund te permendim pyllin e ahut, pyllin e pishes i perbere nga pisha ballkanike, qe vihet re ne shpatet shkembore ne mes te pyllit te ahut. Ndersa pyjet gjethegjere paramalore shfaqen ne veriperendim. Pergjate lumit te Tiranes kemi pyllin me rrape. Ndersa ne lartesite me te ulta shfaqet pylli mesdhetar.
Pjesa  Qendrore  e  Parkut  ka  nje  larmi  te  madhe  me  rreth   44 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojne rreth 80 % të territorit, bimësh e barishtore, kafshët dhe shpendët e egra, dy majat dominuese, “ballkonet”, që qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët, dëborën e dimrit dhe lartësinë relativisht të madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri në lartësine 1613 metrash të majës më të lartë, në të 4 zonat fitoklimatike  e  me një kundërdrejtim që siguron bollshmërinë e ditëve me diell, e për konseguencë  me  një  klimë  më  të  freskët  e  me  ajër  më  të  pastër se  pllaja ku   shtrihet  Tirana .

Fauna
Nder llojet me vlera natyrore dhe te ruajtjes ne nje veshtrim te faunes ketu vecojme amfibet, zvarraniket, shpendet dhe gjitaret. Disa prej ketyre llojeve shfaqen vetem ne zona te kufizuara, ku permendim disa lloje amfibesh qe shfaqen ne disa pellgje te shpatit lindor te Malit te Priskes. Edhe gryka e malit te Tiranes paraqet nje rendesi te vecante nga pikepamja e faunes. Ne kete zone kane folene shpende te tille si shqiponja e maleve dhe petriti. Gjithashtu ky habitat perfaqeson nje territor te mundshem edhe per mishngrenesit si arriu i murrme e ujku, te cilet ndeshen shpesh ne kete zone. Ndersa lumenjte e Tiranes, Terkuzes dhe Erzenit, aty ku rrjedhin neper siperfaqe te sheshta, jane te pershtatshme per rritjen e shume lloje peshqish dhe vertebroresh. Ketu mund te permendim lunderzen e rralle e cila eshte e kercenuar ne te gjithe Evropen. Ky lloj gjendet akoma me ekzemplare te rralle ne kete pellg. Parku Kombetar i Dajtit konsiderohet si parku me nje flore dhe faune origjinale te mireadministruar.
    
Ballkoni Dajtit
Restoranti “Ballkoni I Dajtit” ka filluar aktivitetin e tij ne vitin 2007. Restoranti ofron kushte komode, ambiente te kendshme, te qeta dhe natyrisht nen kenaqesine e pamjes se mrekullueshme qe te ofron mali i Dajtit, aty ku Tirana duket si ne pellembe te dores dhe perendimi i diellit te mahnit.
Restoranti Ballkoni i Dajtit u krijua per te qene nje nga restorantet me te mira ne Tirane qe ofron gatim tradicional. Nese doni te keni me shume kenaqesi, argetim, cilesi dhe sherbim te mrekullueshem, ejani dhe vizitoni restorantin Ballkoni i Dajtit. Ketu ju do te gjeni hapsiren e duhur, sherbimin me te mire dhe gatime tradicionale shume te shijshme, dhe vendodhje perfekte per te gjitha te mbledhura sebashku. Me vendodhje ne zone turistike, dekor bashkohor dhe klasik i pershatur per ne dimer dhe ne vere, ne jemi ketu per te shtuar cilesi ne okasionet tuaja festive dhe te thjeshtojme sa mundemi jeten tuaj te ngarkuar nga punet.
Ballkoni i Dajtit  eshte restoranti me vendodhjen me te bukur panoramike. Ai ndodhet ne piken turistike te Malit te Dajtit. Atje ku me pare mund te shkoje per gati 1 ore tani mund te shkosh vetem per 15 min nepermjet udhetimit shume te bukur me teleferik ofruar nga Dajti Ekspres. Çdokush nga ju mund të ëndërrojë për ajrin e pastër të pyllit, aromën e luleve, shushurimën e ujit që rrjedh nëpër gurë. Mos ëndërroni! ... Ejani tek Ballkoni i Dajtit dhe do t`i gjeni të gjitha bashkë, ku ndërthuret stili i drurit me modernen, e gjelberta e mrekullueshme e natyrës, dhe padyshim një shërbim i kulturuar e cilësor.

Dajti Tower
Dajti Tower Belvedere Hotel eshte nje investim i kompanise Dajti Ekspres. Kompania ka investuar ne fushen e turizmit duke krijuar kete hotel ne nje nga vendet me te njohura turistike te qytetit te Tiranes, ne malin e Dajtit. Hoteli ka perfunduar si ndertim ne fillim te vitit 2009 dhe ka filluar te funksionoje me te gjitha sherbimet e tij, gjate muajit Shtator 2009. Qellimi i ndertimit te ketij hoteli eshte promovimi i nje turizmi malor te qendrueshem, dhe mbrojtja e natyres.
Dajti Tower Belvedere Hotel ndodhet në pikën turistike të parkut natyror të malit të Dajtit 1420 m mbi nivelin e detit.. Një copëz moderne akomodimi ju pret në majë të malit të Dajtit. Provoni të shijoni mes bukurive e panoramës së mrekullueshme edhe komoditetin dhe luksin që ju ofron ky kompleks argëtimi, i cili lidhet ngushte dhe me transportin tuaj për aty nepermjet – teleferikut Dajti Ekspres. Teleferiku eshte i vetmi ne Shqiperi dhe me i gjati ne llojin e tij ne Ballkan.

Per me shume vizitoni websitin www.dajtitower.com
 
Pershendetja nga Marketingu

Kompleksi “Dajti Ekspres” përfshin:
- “Teleferiku” –
si një nga investimet më unike dhe madhështore në Shqipëri,
- “Dajti Tower Belvedere Hotel”-
aty ku Tirana duket si në pëllëmbë të dorës,
- restorantin e drurit “Ballkoni Dajtit“ –
Tradita Shqiptare.
Kompleksi “Dajti Ekspres” promovon turizmin malor dhe konsiderohet si një ndër pikat turistike më interesante të Tiranës. Me punën tonë ne përpiqemi ti ofrojmë shoqërisë shqiptare një model pozitiv të biznesit privat duke shfaqur vazhdimisht standarte të larta profesionale dhe etike.
Kompleksi yne ju krijon mundësinë të vini të shijoni dhe të prekni nga afër këtë copëz parajse si dhe natyrën e mrekullueshme që të ofron mali i Dajtit.

Ju mirepresim të vini tek ne duke shijuar kënaqësinë që të ofron udhëtimi me teleferik – aty ku toka takon qiellin. http://www.dajtiekspres.com/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate