06 giugno 2012

Cirku Shqiptar shfaqje në të gjitha trojet shqiptare

Cirku Shqiptar shfaqje në të gjitha trojet shqiptare

Cirku-1Pas marrjes së statusit Kombëtar, cirku do të shëtisë së shpejti në të gjitha trojet shqiptare. Drejtori, Fatos Roshi, thotë se trupa e cirkut është përpara një sfide të madhe, për t'ju përgjigjur publikut edhe jashtë kufijëve të Shqipërisë, duke pasur tashmë statusin e ri.
"Cirku është jo vetëm kombëtar por edhe mbarëkombëtar. Siç e dimë, pjesa shqiptare e Kosovës nuk ka një art të tillë të zhvilluar, prandaj dhe qeveria ka menduar që këtë art ta ngrejë në nivel kombëtar dhe mbarëkombëtar, për të mos thënë dhe mbarëballkanik. Ju duhet të dinë, që, tek fqinjët tanë, ky lloj arti nuk ekziston ose ekziston në mënyrë sporadike", shprehet drejtori i Cirkut, Fatos Roshi.
Sa i takon kapacitetit artistik, drejtori i ri siguron se artistët kanë nivel të mirë, megjitëhse nevojiten disa investime në mjediset e stërvitjes.
"Tenda ku ne zhvillojmë akitivitetin artistik ka kapacitet prej 650 vendesh në kushte tepër komode. Pjesa e stërvitjes, palestra, po mundohemi ti modernizojmë", thotë Roshi.
Në muajt e verës, Cirku Shqiptar do të japë shfaqje në të gjitha qytetet bregdetare turistike të vendit.
 http://www.utv-news.tv/kulture-mobile/2370-cirku-shqiptar-shfaqje-ne-te-gjitha-trojet-shqiptare-

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate