Studimi: Ja sa duhet të zgjasin pushimet
Për secilin, ka një nivel të duhur të “karikimit të baterive”, i cili nëse tejkalohet, më shumë të lodh, sesa të çlodh.
Dhe për ta sugjeruar atë, janë operatorët britanikë të udhëtimeve dhe pushimeve, sipas të cilëve, vetëm ditën e katërt të pushimeve, njerëzit ndjehen më të relaksuar dhe janë në gjendje për të nisur t’i shijojnë ato.
Studimi i tyre i fundit, ka treguar se vetëm për të lehtësuar ankthin që jeni duke u larguar nga shtëpia dhe po shkoni me pushime, keni nevojë për katër ditë.
Kjo nënkupton që periudha klasike “një javë pushime” nuk është e mjaftueshme, pasi po të hiqet kjo pjesë e parë prej katër ditësh, mbeten vetëm tre të tjera.
Ndërsa për psikologun Glenn Uilson, i intervistuar nga gazeta britanike “Telegraph”, “ka fakte të bollshme se pushimet ushtrojnë një efekt pozitiv në humorin, mirëqenien dhe shëndetin e punëtorëve”. “Sidoqoftë, – sugjeron ai, pushimet nuk duhet t’i kalojnë më shumë se 2-3 javë”.http://infoshqip.al/studimi-ja-sa-duhet-te-zgjasin-pushimet/
Nessun commento:
Posta un commento