21 giugno 2012

Nuk janë të paktë grekët që punojnë në Shqipëri....

Sarandë – Nuk janë të paktë grekët që punojnë në Shqipëri, por kriza e viteve të fundit ka bërë që shumë nga fqinjët tanë të hedhin sytë drejt Shqipërisë, e cila vitet e fundit ka një rritje të qëndrueshme ekonomike
http://infoshqip.al/wp-content/uploads/2012/06/Saranda-plazh.jpg
Emigrimi në këto kohë të vështira është një zgjidhje e mirë për fqinjët tanë, por Australia mbetet larg dhe polemikat me Gjermaninë i kanë vështirësuar gjërat.
Ndaj dhe tani që Shqipëria po “lulëzon” grekët kanë nisur të mendojnë atë që pak vite më parë do të ngjante si një shaka…., punësimin në Shqipëri.
Nuk është e rastësishme që në jug të vendit, pronarët e hoteleve kërkojnë punonjës grekë, të specializuar në hoteleri-turizëm.
Një lajmërim, ky që tregohet në foto, është vënë në vitrinën e një hoteli në Sarandë, një qytet që ndodhet fare afër Igumenicës dhe përballë ishullit të Korfuzit, ku kërkohet një punonjës grek me njohuri në fushën e hoteleri-turizmit.
Natyrisht lajmërimi ka bërë xhiron e shumë rrjeteve sociale në Greqinë fqinje dhe është komentuar në mënyra të ndryshme.
Ka nga ata që theksojnë se tashmë kjo anekdodë duhet besuar, ndërsa ata më pesimistët thonë se konkurenca për të përfituar një vend pune në Shqipëri do të jetë e madhe, pasi shqiptarët e kanë treguar se janë të zotë të bëjnë çdo lloj pune.http://infoshqip.al/lajmerimi-per-pune-ne-sarande-kerkoj-grek-me-eksperience-ne-hoteleri/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate