12 giugno 2012

Sezoni turistik 2012, udhëzues për oraret e bareve dhe lokaleve

Sezoni turistik 2012, udhëzues për oraret e bareve dhe lokaleve

Policia do të ndërhyjë ne të gjitha diskotekat dhe lokalet që gjatë sezonit veror shkaktojnë zhurmë përtej orarit të caktuar. Të paktën kështu është premtuar gjatë një takimi të Ministrisë së Mjedisit dhe Policisë së Shtetit, ku u theksua se cdo veprim i kundraligjshëm nga ana e lokaleve do të penalizohet menjëherë pas konstatimit.

"Të gjitha veprimet e kundraligjshme në përgjithësi në ato çfarë kanë të bëjnë me ndotjen akustike po dhe veprime të tjera që kanë të bëjnë me ndotjen e mjedisit, besoj që nga ky dokument që do të diskutojmë sot është një udhëzues i përbashkët që vendos pëballë detyrimeve ligjore jo vetëm thjesht institucionet tona qëndrore, por edhe institucionet në varësi të cilat janë shumë të rëndësishme përsa i përket zbatimit të ligjeve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe ligjet tjera në përgjithësi  ", tha Alfred Deshati, Drejtor i Kontrolleve Mjedisore në Ministrinë e Mjedisit

"Krijimi i një ambienti të përbashkët në zonat turistike dhe në zonat urbane janë detyrë parësore dhe ne si polici e shtetit marrim dhe azhornojmë  në mënyrë serioze për plotësimin e të gjitha detyrimeve dhe në kuadrin e zbatimit të ligjit po dhe bashkërendimit të ngushtë. Ka një veprim të mirëstudiuar, një plan veprim të saktë të policisë së shtetit, vetëm për sezonin turistik", tha Ilia Nasi, Policia e shtetit

Drejtoria e Kontrollit Mjedisor në këta 5 muaj ka realizuar 3 mijë inspektime ne drejtim te zhurmave dhe ndotjes nga mbeturinat. Gjithashtu janë vendosur edhe gjoba në një shumë prej rreth 44 milionë lekësh.

Publikuar: Qershor 11,2012 - 14:15
Julia Bardhushihttp://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/39976#Xchiu

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate