12 giugno 2012

Në prag të sezonit turistik mjaft qytetarë pritet të rikthehen në atdhe për të kaluar pushimet, por diku Kthehen për larje hesapesh, policia riskedon kriminelët e dyshuar


Tiranë - 
Në prag të sezonit turistik mjaft qytetarë pritet të rikthehen në atdhe për të kaluar pushimet.Edhe pse shumica e tyre vijnë për këtë ka dhe nga ata të cilët rikthehen për larje hesapesh apo për qëllime kriminale.Kjo ka bërë që në hartimin e masave për sezonin turistik policia e kryeqytetit të riskedojë personat e dyshuar apo dhe ata të cilët kanë konflikte të vjetra.Kreu I rendit dhe sigurisë publike në policinë e Tiranës Lorenc Shehu tha për Albanian Screen se policia e kryeqytetit ka një listë të këtyre personave të dyshuar, të cilët mund të rikthehen në atdhe për qëllime kriminale.

"Shërbim et e policisë së qarkut Tiranë kanëpërcaktuar detyra konkrete, janë të evidentuara të gjitha  konfliktet, njerëzit që janë përfshirë në konflikte që mund të kthehen për pushime për të parandaluar dhe puna jonë është fokusuar në parandalimin e ngjarjeve kriminale. Duke i mbajtur në kontroll këto konflikte, duke bashkëpunuar me institucionet vendore, me të gjitha institucionet e agjencitë që kanë detyrime në zbatimin e ligjit", tha Lorenc Shehu, shef i rendit dhe sigurisë publike.

Sipas këtij plani është parashikuar që cdo person pasi I është nënshtruar kontrollit në pikat kufitare, informacioni I detajuar krahasohet me listat e hartuara nga cdo drejtori policie në qarqe.Lidhur me këtë policia ka kontakte të vazhdueshme dhe me strukturat fqinje të policisë të cilat dërgojnë lista të përtëritura mbi raste të ndryshimit të identiteteve të personave të dyshuar.
Publikuar: Qershor 10,2012 - 13:52
Jul Kasapihttp://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/39929

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate