
Lezhë - Prefektuara e Lezhës ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Prefekti Pal Dajçi përcaktoi disa nga detyrat të cilat duhet të zbatohen menjëherë.
"Përcaktimi i zonave ku do të zhvillohet plazhi, ndarja e plazheve private dhe publike, përcaktimi i zonës dhe hapësirës së mjeteve motorike, sigurimi i ujit të pijshëm dhe energjisë eletrike 24 orë, kontrolli ushqimor dhe shërbimi i vazhdueshëm shëndetësor përgjatë gjithë vijës bregdetare ku ka pushues", janë disa nga këto detyra.
Në plazhin e Shëngjinit janë ngritur pesë pika vrojtimi dhe janë tranuar 10 policë sezonale, ndërsa kreu i komunës së Tales ngriti shqetësimin e mungesës së energjisë elektrike. Prefekti Dajçi kërkoi nga të pranishmit që në fund të çdo jave të raportojnë mbi problemet dhe mbi mbarëvajtjen e punës në plazh.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40233
Lindita Kokaj
Nessun commento:
Posta un commento