15 giugno 2012

Konflikti për Velipojën, Pyjorja: Komuna na ka detyrime

Konflikti për Velipojën, Pyjorja: Komuna na ka detyrime
Velipojë - Një ditë pas ngritjes së shqetësimit nga komuna e Velipojës për shfrytëzimin e 70 përqind të sipërfaqes së saj nga Drejtoria Pyjore e Shkodrës , vjen edhe reagimi i kësaj të fundit. Sipas Agim Dardhës drejtoria  e pyjeve nuk ka asnjë konflikt me komunën , pasi është në zbatim të ligjit për pyjet dhe kullotat . Dardha thekson se kjo drejtori ka zhvilluar një tender për dhënien në përdorim të sipërfaqes së tokës që një vit më parë e ka patur në përdorim komuna dhe që sipas tij ende nuk ka shlyer detyrimet.

"Drejtoria e shërbimit pyjor Shkodër, nuk ka konflikt me komunën Velipojë, thjesht ka zbatuar ligjin mbi pyjet dhe kullotat dhe thjesht ka dhënë një sipërfaqe në përdorim e cila është pronë e pyjeve shtetërore. Këto parcela vitin e kaluar i janë dhënë komunës Velipojë në përdorim, e cila nuk ka bërë likujdimet përkatëse për këtë kontratë të cilët e ka firmosur vetë", tha Agim Dardha, Shef i Shërbimit Pyjor në Shkodër.

Një ditë më parë kryetari i komunës Velipojë bëri të ditur se e gjithë sipërfaqja e rërës në bregdetin e Velipojës , sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor duhej të ishte në përdorim të komunës. Pashko Ujkaj kërkoi nga prefektura zbatimin e ligjit dhe të paketës fiskale të miratuar për komunën Velipojë. Sipas tij heqja e të drejtës së përdorimit të brezit të rërës do ti sillte një dëm të madh ekonomik  komunës, operatorëve turistikë dhe turizmit në Velipojë.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40154#Xchiu
Bruna Gjoka 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate