Rritet fluksi i emigrantëve, Porti i Vlorës merr masa për përballimin
Publikuar: Qershor 14,2012
Vlorë - Porti i Vlorës ka marr masa për fluksin e emigrantëve që shtohet gjatë stinës së verës. Sipas kreut të Portit, Ferdinand Sheremeti pritet që investimi në terminale dhe në infrastrukturën e portit të përfundojë sa më shpejt me nisjen e fluksit.
Fluksi i udhëtarëve rritet ndjeshëm në fund të muajit qershor, deri në fund të gushtit, kur dhe përfundon sezoni turistik. "Kemi vënë re një rritje të numrit të pasagjerëve dhe udhëtarëve që ka qenë 106 përqind, po ashtu edhe numri i kamionëve është në rritje dhe i autoveturave. Si rrjedhojë e kësaj rritje ne morëm masa. Gjithashtu, është planifikuar të investohet në terminale dhe në infrastrukturë, pritet që së shpejti me nisjen e fluksit të jenë drejt përfundimit të tyre", tha Ferdinand Sheremeti, drejtor i Portit të Vlorës.
Me rritjen e numrit të pasagjerëve pritet të shtohet dhe numri i mjeteve lundruese. Ndërsa në linjën Vlorë- Brindizi, aktualisht operohet më vetëm një traget, i cili sipas autoriteteve portuale, ka kapacitetet e mbulimit të nevojave aktuale.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40220
Festim Llanaj

Nessun commento:
Posta un commento