19 giugno 2012

Sezoni turistik 2012, çmimet më të ulta dhe nje sherbim me i larte në Shqipëri,Albania


Tiranë - 18/6/2012
Njësitë akomoduese të turizimit në vend ulin cmimet për këtë sezon turistik. Hotelet përgjatë bregdetit kanë bërë një ulje prej 15 për qind të cmimit. Një masë e tillë vjen për të thithur më shumë turistë vendas dhe të huaj, të cilët kryesisht vijnë nga vendet e rajonit.

"Kanë ofruar çmime më të ulëta se sa viti që kaloi, kjo për të balancuar ofertat e ulëta në Greqi. Në takimet e fundit që kemi bërë me operatorët turistikë të bregdetit, zona e Vlorës ka ofruar deri në 15 përqind zbritje", tha Zak Topuzi, Shoqata e Hotelerisë

Shoqata shqiptare ka ulur cmimet, duke reflektuar vendimin e njesive turistike në rajon që këtë verë vijnë me cmime më të ulëta. Shqipëria vec turistëve nga rajoni pret edhe ata të vendeve të BE-së, Japonia e Kina .

"Tendenca e turizmit të vitit 2012 është një tendencë me një rritje të lehtë. Rreth 85 përqind e turistëve lëvizin brenda rajonit, ndërsa pjesa tjetër janë turistë që vijnë nga vendet e Europës, Kina kanë filluar të vijnë, vijnë shumë nga Japonia", vijon Topuzi.

Ndërkaq, ofertat e paketave turistike jashtë vendit kanë tërhequr edhe këtë verë shumë shqiptarë të pushojnë jashtë vendit.

"Çmimet zakonisht i ofrojmë për person. Nëse do zgjedhim një destinacion si Turqia, çmimet variojnë duke filluar nga 350 euro për person për një javë, për një udhëtim me tre ose katër yjë, të gjitha të përfshira. Spanja ka çmime pak më të larta duke filluar nga 500-550 euro për person, Egjipti fillon me 350 euro, Greqia për 190 euro për person", shprehet Flogert Xhabrahimi, menaxher turizmi.

Turiqia vazhdon të mbetet destinacioni kryesor për pushime jashtë vendit, por edhe Spanja, Egjipti, Greqia, Kroacia janë të preferuara. Cmimet më të ulëta në rajon dhe disa vende të Bashkimit Europian u ndikuan këtë vit edhe nga kriza në eurozonë.
  http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40498#Xchiu
Teuta Shamku

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate