15 giugno 2012

Policia masa për sezonin turistik 2012, shtohet numri i policëve ne Durres

 Policia masa për sezonin turistik, shtohet numri i policëve
 Publikuar: Qershor 15,2012 - 09:22
 Durrës - 
Policia e Qarkut ajo Rrugore dhe Kufitare në Durrës kanë hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Për këtë është shtuar edhe stafi me qëllim rritjen e prezencës policore në zonat turistike.Në sajë të këtij plani, policia synon të mbajë në kontroll personat me precedent penal, azhornimin e listës së zonave të frekuentuara nga pushuesit,masat për ndihmë në raste të humbjes së fëmijëve, masa për muzikën e lartë në lokale etj. 

E njëjta gatishmëri paraqitet dhe nga policia rrugore për shmangien e aksidenteve, menaxhimin e trafikut, shoqërimin e autobuzëve me turistëetj. Ndërsa Policia kufitare ka planizuar shërbime policore shtesë në funksion të përpunimit në kohë të të dhënave, për shkak të fluksit të emigrantëve që pritet të rritet në këto muaj. Kjo strukturë  do të bashkërendojë punën përgjatë gjithë kësaj periudhe me gjithë agjensitë e zbatimit të ligjit në kufi, agjensitë turistike të udhëtimit dhe do të ruajë një bashkëpunim të mirë  me shtetet fqinje.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate