
"Kemi dhe një projekt tjetër që faktikisht do ta diskutojmë dhe një herë tjetër në ministri, mendimi im ka qenë që atje mund të stacionohet një qendër ambulante që të ketë një mjek të përgjithshëm dhe një mjek mikrokirurg. Për një problem të caktuar që mund të ndodhë në raste të veçanta të jepet ndihma e parë atje, se të vish në Vlorë është larg", tha Shkëlqim Selami, Drejtor i Spitalit të Vlorës.
Ndërkaq në spitalin e Vlorës, për ti paraprirë fluksit të pritshëm për shkak të rritjes së temperaturave dhe numrit të lartë të pushuesve, do të dublohen oraret e stafit mjekësor. Shërbimi i Urgjencës do të vërë në dispozicion një autoambulancë që do të jetë në lëvizje nëpër plazhet e Vlorës.
http://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40312
Festim Llanaj
Nessun commento:
Posta un commento