14 giugno 2012

Po vjen i nxehti afrikan....


Po vjen i nxehti afrikan E enjte, 14 Qershor 2012 17:05

PLAZHPLAZHPlazhi dhe ambientet e freskëta do te ishin vendet me te përshtatshme për te përballuar te nxehtin qe po vjen. 10 ditët e ardhshme i gjithë territori i vendit do te jete nen ndikimin e te nxehtit afrikan. Temperaturat do te nisin rritjen qe nga dita e nesërme me 1 deri 2 grade duke bere qe termometri te arrije ne 28 grade celsius. Kulmi i vapës do te jete ne fundjave. Brenda dy ditësh temperaturat rriten me 7 grade çka e bën fundjavën e këtij mes qershori me te nxehtën e muajit. Ditën e shtune dhe te diele temperatura pritet te arrije ne 35 grade celsius. I nxehti afrikan do te vijoje edhe javën e ardhshme. Pavarësisht vranësirave dhe luhatjeve te temperaturave qe shënoi fillimi i qershorit sinoptikanet parashikojnë qe ky muaj do te jete mjaft i nxehte me temperatura te krahasueshme me ato te korrikut dhe gushtit.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate