06 giugno 2012

Plazhet e Durrësit akoma pa tualete publike

Plazhet e Durrësit akoma pa tualete publike

Durrës, 4 qershor - Edhe pse ne Durrës nuk është çelur ende zyrtarisht sezoni, plazhi është mbushur me pushues.

Por edhe këtë vit ne zonën me te madhe bregdetare ne vend mbetet problem mungesa e tualeteve publike dhe shërbimit baywatch, vrojtuesve qe ndihmojnë pushuesit ne det ne rast rreziku.

Drejtues te shërbimit ne Bashki thonë se mos vendosja e tualeteve publike lidhet me vonesën e miratimit te buxhetit për vitin 2012, qe kaloi vetëm pak dite me pare, raporton Vizion Plus.

Ndërsa sa i përket 9 kullave te vrojtimit qe u shkatërruan vitin e kaluar dhe u shiten për skrap është i pamundur zëvendësimi i tyre gjate këtij sezoni.

Por pavarësisht problemeve qe paraqet, bregdeti i Durrësit mbetet me i frekuentuari sidomos nga pushuesit kosovare dhe nga Maqedonia. Gjate një sezoni numri i pushuesve aty llogaritet ne afro 1 milion vete.  http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,7,24332

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate