Bumçi: Të mos ndërtohen apartamente në bregdete, por hotele
E hënë, 04 Qershor 2012
Ministri tha se jo vetëm plazhet e jugut apo të veriut janë të frekuentuara, por edhe turizmi malor gjithashtu është i frekuentuar, sipas tij Shqipëria nuk ka më problemet e dikurshme me mosfurnizimin me drita, me infrastrukturën e dikurshme, sot, sipas tij, këto probleme nuk ekzistojnë më njësoj si në masën e viteve të kaluar.
Ministri Bumçi tha se shqipëria ka 400-500 mijë vizitorë më shumë se vitet e mëparshme, numri i turistëve që bëjnë pushimet në shqipëri duke u bazuar në statistikat që ministri përcolli sonte është:
1.580.000 turistë në vitin e kaluar nga Kosova Maqedonia, 1.267.000 Shqiptarë që nuk jetojnë në Shqipëri, por që disponojnë pasaportë Shqiptare pra janë emigrant që i bëjnë pushimet në vend, e numri I turistëve të huaj është 1.154.000 të huaj, pra mbajtës të një pasaporte të huaj, këtu futen dhe Shqiptarë me shtetësi të huaj, pasi kur hyjnë në kufi ata regjistrohen si të huaj.
I pyetur nga gazetari Çim Peka se çfarë ka bërë ministria në një vit, pra nga viti 2011 e deri më sot, Bumçi ju përgjigj: “Kemi rritur hartën e panaireve, kemi shkuar në Telaviv për herë të parë, acarimi i marrëdhënieve Izrael-Turqi ishte një arsye më shumë që të promovojmë turizmin e për të përthithur më shumë turistë nga ky vend. Nënshkruam marrëveshje me Vatikanin për turizmin me qëllim fetar. Një panair është një mundësi për të rritur me disa mijëra numrin e turistëve. Kemi ftuar operator turistik, 180 operatorë turistik polakë në dhjetor të vitit të kaluar, një vizitë shumë e rëndësishmë për turizmin” u përgjigj Bumçi.
Bumçi tha se janë 42% më shumë turistë në pranverën e vitit 2011 krahasuar me 2010-tën, ky është një tregues që tregon rritje, në çdo vit ne kemi rritje të turistëve. Bumçi ju bëri thirrje ndërtuesve që të mos ndërtojnë më pallate më apartamente në bregded, por të ketë një investim në hotele
http://www.utv-news.tv/kulture-mobile/2337-bumci-te-mos-ndertohen-apartamente-ne-bregdete-por-hotele
Nessun commento:
Posta un commento