
|
|||||
![]() |
|||||
Moratoriumi i skafeve, Komisioni i Ligjeve rrëzon PS | |||||
![]() |
|||||
![]() |
|||||
![]() |
|||||
![]() ‘Ju sot i thoni shqiptarëve deti është vetëm i Saliut dhe ju të tjerët nuk keni det. Vizat u hoqën apo jo?! Trafik nuk ka pse të ketë. Ju thoni, që ka trafik të lëndëve narkotike, është mediokre ta thoni. Në mos e qëllimshme, për të mbajtur në këmbë moratoriumin e skafeve’,- deklaroi deputeti i PS, Saimir Tahahiri. ‘Ne jemi përpara marrjes së statusit të vendit kanditat. Dëgjova kryetarin e PS-së që gjatë gjithë kësaj kohe që kur bëhej fjalë për presidentin ta përmendte shpesh. Për herë të parë në jetën e tij dhe për herë ë parë kaq shpesh ishte i shqetësuar për marrjen e statusit të vendit kandidat. Papritur na vjen një kërkesë për heqjen e një moratoriumi qe vetëm e dëmton qëllimin që kemi ne’,- theksoi deputeti demokrat, Edi Paloka. Por, hedhja në votë e kësaj nisme provokoi palët edhe për mënyrën e zgjedhjes së Bujar Nishanit, si president. ‘Sic e bëtë ju me Vishën dhe humbët, sic e bëtë tek presidenti dhe humbët. Prova janë të gjitha këto’,- u shpreh kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali. (e.m/News24/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/TV/index.php?id_categoria=48&id_ansalive=15311 |
Nessun commento:
Posta un commento