Moratoriumi i skafeve, vendorët PS letër Kuvendit: Shfuqizojeni
Vendimi i fundit i komisionit të sigurisë për moratoriumin e skafeve ka vënë në alarm të zgjedhurit vendorë të PS në bashkitë dhe komunat bregdetare, të cilat i kanë bërë sot thirrje Kuvendit të votojë për heqjen e tij, pasi sipas tyre lënja në fuqi e tij penalizon ekonominë e këtyre njësive vendore.Duke folur edhe në emër të krerëve të bashkive të Vlorës, Sarandës, Fierit, Lushnjës, Himarës, Orikumit, Pogradecit, Divjakës, Konispolit, Kavajës, Velipojës , Shëngjinit, etj, kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako deklaroi:
“Mbështesim amendimin e grupit te PS për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve si një ligj që ka penalizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ekonomitë dhe bizneset në gjithë njësitë tona vendore. Lëvizjet demoragfike kanë bërë që bashkitë dhe komunat tona të strehojnë rreth 2/3 e popullsisë së vendit”.
Më tej ai thekson se “mohimi i shfrytëzimit të lirë të ujrave tona, jo vetëm që na ka demtuar ekonomikisht, por dhe ka cënuar krenarinë e qytetareve tanë që e kanë konsideruar detin simbol te lirisë”.
“Në emer te qytetarëve tanë u kërkojmë përfaqesuevse në Kuvend, të votojnë për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve e të bashkëpunojmë pa humbur kohë për të orientur ekonominë bregdetare, drejt një rilindje të nevojshme”- përfundon deklarata e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Të martën Komisioni i sigurisë rrëzoi nismën e PS-së për shfuqizimin e ligjit për moratoriumin e mjeteve motorike lundruese. Nisma për shfuqizimin e ligjit e hartuar nga deputeti i PS-së Artan Gaçi mori 10 vota kundër nga deputetët e mazhorancës në komisionin e sigurisë.
Në propozimin e bërë nga Partia Socialiste kërkohej që të hiqej bllokimi i mjeteve lundruese në Shqipëri, duke e cilësuar si një masë të tepërt dhe dëmtuese ndaj bizneseve. Sipas relacionit të projektit të opozites, ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik të Shqipërisë.
Moratoriumi është vendosur prej gjashtë vitesh nga mazhoranca aktuale dhe ka pasur si qëllim bllokimin e trafiqeve që bëheshin me skafe drejt Italisë dhe Greqisë.
Moratoriumi i skafeve që nga momenti i miratimit dhe deri më sot është shoqëruar vazhdimisht me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita është shprehur vazhdimisht kundër, duke sjellë si argument kufizimin e të drejtës së lëvizjes së lirë të mjeteve të tjera motorike në ujë.
Nessun commento:
Posta un commento