05 giugno 2012

Kriza politike shqiptare mund të dëmtojë turizmin dhe ekonominë

Kriza politike shqiptare mund të dëmtojë turizmin dhe ekonominë

 Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Tiranë
Turistët vërshuan në Shqipëri me miliona vitin e kaluar, të joshur nga premtimi i një destinacioni tërheqës dhe ekzotik. Industria e turizmit dhe e udhëtimeve është sektori më i fortë i ekonomisë së vendit.
Por a do t'i frenojë kriza politike në vazhdim vizitorët e mundshëm? Disa analistë shohin një rrezik.
Sipas Artan Hoxhës, president i Universitetit të Biznesit të Tiranës, skenat e protestës së dhunshme e kanë bërë vendin të duket më pak i qëndrueshëm dhe i sigurtë.
"Një perceptim i tillë paralizon nismat private të investimeve dhe punësimit, qoftë shqiptare apo të huaja," thotë ai. "Kjo i tremb turistët dhe i bën bankat që të ngurrojnë dhe nga ana e saj kjo sjell një ndikim të zgjatur mbi zhvillimin ekonomik të ardhshëm."
Artan Gjergji, drejtori ekzekutiv i Fondacionit për Lirinë Ekonomike, i tha S ETimes se bllokimi politik ka pasoja të gjëra.
"Kur një imazhi i një vendi shkatërrohet, kjo pashmangshmërisht ndikon mbi ekonominë. Eshtë paradoksale se për të ndërtuar një imazh duhen vite dhe angazhim në një nivel kombëtar dhe vetëm pak orë për t'a shkatërruar atë," tha ai.
Ndonse mund të ndjehet një pasojë negative, tha ai, kjo ndoshta nuk do të jetë afat-gjatë.
"Le të shpresojmë se do të kemi kohë të mjaftueshme që marrim veten aq sa të mundemi nga ky problem, nëpërmjet një fushate marketingu të fortë që tregon anën pozitive të turizmit në Shqipëri," tha Gjergji.
Numri i vizitorëve është rritur qëndrueshëm gjatë viteve të fundit. Me të dhënat qeveritare që tregojnë një rritje dhjetë herë që nga 2004, Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar t'a bëjë sektorin një përparësi kryesore. Miliarda janë duke shpenzuar për të ndrequr bregdetin dhe vendet arkeologjikë shqiptarë.
Turizmi në lulëzim ka ndihmuar gjithashtu vendin që t'u bëjë ballë ndikimeve të krizës financiare botërore, ndonse ekspertët dallojnë në mendimin nëse kjo ka rritur ndjeshëm të ardhurat.
Sipas Hoxhës, është tepër shpejt të dish sesa thellë bllokimi politik do të cënojë rritjen.
"Ndikimit e vërtetë dhe të drejtpërdrejtë janë të lidhur jo vetëm me dëmin njerëzor apo material, por me energjinë e harxhuar mbi synimet e pakuptimtë dhe të gabuara, që do të ishte përdorur për bërjen e politikës më të mirë, qeverisje, rritje të ideve të biznesit dhe veprimtarive shoqërore," tha ai.
Megjithatë, tha ai, ekonomia shqiptare u vërtetua e qëndrueshme, me parametrat kryesorë që mbetën të qëndrueshëm edhe gjatë rënies financiare në të gjithë botën. Ndonse ecja mund të jetë e vështirë, tha ai, një katastrofë nuk do të ketë të ngjarë.
"Sistemi politik, institucional dhe ligjor, ekonomia dhe shoqëria vazhdojnë t'u qëndrojnë ndikimeve negativë të kësaj krize politike dhe skenarët e errët kanë pak të ngjarë të ndodhin," i tha ai SETimes.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate