Karnavalet e Korçës
Në datë 6 qershor Korça vishet me ngjyrat e Karnavaleve.
Qyteti i festave çel sezonin turistik veror me “Karnavalet e Korçës”.
Trupa vendase dhe te huaja parakalojnë në sheshin para Katedrales, muzikë, maska, atmosferë festive në të gjithë qytetin.
Mos mungoni!
Të shtunën 6 qershor
Ora: 19:00
Karnavalet e Korçës
Karnavalet kanë filluar të festohen në Korçë para viteve ’40, periudhë
në të cilën jeta kulturore në këtë qytet ka qenë e larmishme. Megjithëse
një festë pagane , Karnavalet më vonë festoheshin ditën e Ndjesave në
muajin Shkurt. Veç individëve të shumtë të veshur karnavale, kishte edhe
grupe me kitara, këmbajka dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe
njerëzish.
Karnavalet e Korçës morën një hov të madh pas krijimit të shoqërive
kulturore si “Rinia Korçare” etj. Në këtë periudhë karnavalet
shoqëroheshin me mandolina, kitara dhe këngë humoristike. Festimi i
Karnavaleve u ndërpre pas viteve 60, për të rifilluar në kushte të tjera
shoqërore pas viteve 90.
Ringjallja e traditës së vjetër
Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve
duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës
Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 Prill të vitit 1994, në Korçë
organizohet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një
vit më pas organizohet Festivali i dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me
përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri në vitin 2008, grupi i
Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh
ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.
Karnavalet sot
Karnavalet që nga viti 2008 çelin sezonin turistik të qytetit të Korçës
në muajin qershor duke i paraprirë festave të shumta që organizohen nga
Bashkia e qytetit gjatë sezonit veror. Në vitin 2008, organizohet
Festivali i Tretë Ndërkombëtar i Karnavaleve, i cili solli një numër të
madh pjesëmarrësish dhe përmirësim të ndjeshëm të treguesve cilësorë të
organizimit dhe performancës. Rikthimi i kësaj feste popullore u
mirëprit nga banorët e këtij qyteti dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve
vendas dhe të huaj, duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit.
Grupet pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve 2012
- Banda frymore
- Kllounët dhe Hyrja e personaliteteve
- Flamurtarët
- Butaforia “Zemra”
- Grupi i aerobisë
- Butaforia e kuzhinierit
- Ushtarët me xhip
- Kumari dhe zaret
- Patinat me flamur dinamikë
- Kërcim “Yjet magjike”
- Skënderbeu (Butafori Kupa)
- Kërcim Marinarët
- Serenata (Butafori Arlekini)
- Grupi i Kavajës
- Grupi i Patosit
- Kërcim
- Butafori “Breshka ”
- Grupi i Serbisë
- Grupi i Malit të Zi
- Biçikletat
- Brazilianët
- Cirku i Tiranës
- Akademikët (Butafori Froni)
- Grupi i Polenës
- Birra
- Grupi i Prilepit
- Grupi i kërcimit
- Grupi i Strumicës
- Kërcim
- Xhamajkanët
- Joneli
- Grupi Rom
Nessun commento:
Posta un commento