05 giugno 2012

"Kriza ndryshoi pergjithmone menyren sesi behet turizem"

"Kriza ndryshoi pergjithmone menyren sesi behet turizem"


Alessandro Minello ka disa dite qe ka ardhur ne Shqiperi per te dhene eksperiencen e tij ne fushen e Politikave Evropiane te Turizmit, prane EUFT-se. Ai eshte gjithashtu pjese e nje projekti ambicioz per rajonin e Lezhes, qe do te hartohet nga ky universitet, ku krahas docenteve te fushave e vendeve te ndryshme, do t'i bashkengjiten edhe studente te turizmit. Pasi ka shkelur te pakten 5-6 here ne token shqiptare, Alessandro Minello eshte i mendimit se vendi yne ka ndryshuar, madje dy vitet e fundit me hapa gjigante. Profesori qe jep gjithashtu mesim ne universitetin e Venecias dhe ate te Aleksandrise, thote se me studentet shqiptare jane marre ne vecanti me politikat turistike te aplikuara ne terren dhe zhvillimin e qendrueshem te turizmit, si ne aspektin e mjedisit, ate social dhe padyshim edhe ekonomik. Sipas prof. Minello, ne vendin tone i duhet dhene shume rendesi kreativitetit, qe eshte nje element qe duhet kultivuar, sidomos sa i perket pikave kyce qe turistet vizitojne dhe qe jane te shumta. "Une besoj shume ne ngritjen e turizmit te zhvillueshem ne Shqiperi, qe mendoj se eshte celesi i permiresimit", shprehet ai ne nje interviste per "KJ", duke shtuar se vetem nje sektor i suksesshem nuk mjafton, te gjithe duhet te bashkepunojne ne arritjen e standardeve evropiane, sidomos tani qe vendi synon BE-ne.

Cfare keni trajtuar deri tani me studentet shqiptare, ne planin konkret, pra pervec atij teorik, edhe praktik?

Gjate leksioneve eshte folur per politikat evropiane te turizmit, eshte bere nje analize si ne aspektin teorik, ashtu edhe ne ate praktik. Kemi marre ne shqyrtim te gjitha politikat e Komisionit Evropian qe nga vitit 2001, vit ne te cilin u lancua nje program per turizmin e qendrueshem ne te gjithe Evropen. Studentet jane ndare ne grupe dhe kane zhvilluar stimulime per rastin e Shqiperise. Jane individualizuar segmente te tregut sipas nje analize, per te evidentuar pikat e forta dhe te dobeta te ketij segmenti dhe eshte diskutuar per tregun, gjithmone ne te njejten linje me KE-ne. Ishte nje pune interesante, studentet moren pjese me interes ne kete detyre, sepse perfaqeson nje lloj leksioni qe nuk perfshin vetem teorine, por edhe interaktivitetin e tyre me docentet. Kjo, per te zhvilluar kapacitetin e analizimit, ashtu edhe te nderhyrjes reale ne terren, qe nuk eshte e lehte per t'u aplikuar.

Sa here e keni vizituar Shqiperine dhe cfare ju ben me shume pershtypje ketu?

Kam ardhur ne Shqiperi 5-6 here. Kam qene ne zonen e jugut, ne Elbasan, kam levizur paksa nga bregu i detit, kam qene ne Tirane disa here, tani po shkoj ne Lezhe, keshtu qe po e njoh vendin tuaj pak nga pak. Shqiperia eshte nje vend qe ka shume kapacitete per zhvillimin e turizmit, i ka te gjithe perberesit e nevojshem; kulturen, traditen, peizazhin, te rinj qe kane deshire per te punuar dhe ndryshuar etj. Por, ka nje sfide qe quhet arritja e standardeve, pra cilesia e infrastruktures, e krahasueshme me ate te vendeve te tjera. Vetem kur Shqiperia te mund te kaloje kete hap, do te jete ne gjendje te krahasohet me shume vende te tjera evropiane dhe pse jo, te kete avantazhe qe lidhen me faktin qe nuk ka bere kompromise me turizmin. Megjithate, dy vitet e fundit ne Shqiperi kam pare ndryshime te medha, e kam vene re kete sidomos te te rinjte dhe kontributi i tyre.

Ne c'stad ndodhet aktualisht vendi yne, sa i perket turizmit te qendrueshem?

Programacioni duhet te jete i kujdesshem. Meqe jemi ketu, dua te ndalem te nje fakt shume i rendesishem. EUFT-ja ka marre persiper per te vene ne dispozicion nje masterplan per turizmin ne zonen e Lezhes. Projekti eshte tejet ambicioz dhe perfshin nje grup docentesh nga universiteti, rreth 12 te tille, nga disiplina te ndryshme, si nga ekonomia, territori, por eshte e rendeishme te theksohet qe ne te do te perfshihen bashke me kerkuesit, edhe studente. Do studiohet dhe do prezantohet nje master plan per zhvillimin e turizmit te qendrueshem ne kete rajon. Kemi sakaq nje plan strategjik, po pergatisim edhe nje pyetesor qe do shperndahet ne pjese te ndryshme te Shqiperise, per t'i dhene pergjigje pyetjeve per turizmin ne Shqiperi, specifikisht per ate ne rajonin e Lezhes. Kjo eshte nje pune e rendesishme, qe kemi ndermend ta bejme me shume kujdes. Do prezantojme nje oferte teknike dhe ekonomike, mbi bazen e se ciles do punojme. Besoj se rreth vjeshtes do dorezojme master planin ne fjale. Une besoj shume ne ngritjen e turizmit te zhvillueshem ne Shqiperi, qe mendoj se eshte celesi i permiresimit. Megjithate, nuk mjafton vetem nje sektor per te ndryshuar gjithe ekonomine, turizmi eshte vetem nje prej tyre. Standardet dhe cilesia jane dy gjera qe duhen rritur dhe stimuluar ne te gjithe sektoret, qe nga hapesira publike e deri te ato private.

Meqe jemi te hapesirat private, cfare ju bie me shume ne sy te bizneset qe operojne ne fushen e turizmit?

Hapesirat private ne turizem, pergjithesisht nuk jane akoma ne nivelin qe t'i japin pergjigje pyetjes se turistit, ate te venies nje destinacion perballe nje tjetri ne nivel boteror, duke i krahasuar. Ne rastin e Shqiperise, nuk mjafton nje cmim i ulet, pasi edhe cilesia eshte e ulet. Ato struktura qe kane cilesi te mesme dhe te larte, kane cmime konkurruese, por duhet te them qe ka edhe struktura qe kane cmime te larta. Kjo ndodh ngaqe nuk ka shume konkurrence mes hoteleve me cilesi te larte. Keshtu, me duket se ketu ka vetem nje hotel me 5 yje. Duhet mesuar gjithashtu se turizmi po behet nje profesion, ja perse ka edhe shkolla te tilla, qe formojne nje sere njerezish qe mundesojne ngritjen e duhur te cilesise. Turizmi, para se te jete nje faktor ekonomik, eshte se pari nje faktor kulturor. Keshtu, eshte i vetmi sektor ku sjellja njerezore eshte thelbesore, sepse turisti eshte nje qenie njerezore qe duhet trajtuar njelloj sikur ta kishe mik.

Cfare duhet permiresuar per te zhvilluar nje turizem te qendrueshem ne Shqiperi?

Te gjithe ata qe kane interes mbi turizmin, duhet te mblidhen rreth nje tryeze, per te biseduar rreth nje projekti per te ecur para. Edhe hyrja ne BE eshte nje gje qe duhet marre parasysh, pra duhet te keni nje vizion te perbashket te asaj se cfare eshte nje turizem i zhvillueshem, duhet permiresuar cilesia e ambientit dhe te vleresohen gjithe ato pika interesi dhe vlerash qe ju keni. Kjo eshte karakteristika e Shqiperise, qe nuk ka vetem nje pike terheqese per turistet, si psh. te kete nje qytet si Roma etj., por ka shume site te vegjel, qe paraqesin shume interes. Ne kete menyre, duhet ngritur nje rrjet vleresimi i ketyre siteve. Perndryshe, nuk mund te pritet fluksi i turisteve qe pritet.

Mendoni se vendi yne mund te perballoje nje turizem masiv?

Duhet bere kujdes, sepse turizmi nuk duhet te jete masiv, por gradual, qe rritet me rritjen e standardeve te vendit. Aktualisht ne Shqiperi ka 35 mije struktura qe operojne ne fushen e hotelerise, qe do te thote se mund te mirepriten rreth 2 milione turiste. Tani, ceshtja eshte qe keta 2 milione turiste do rriten si numer, vetem nese do rritet edhe cilesia. Mendoj se nese numri i turisteve do ishte masiv, territori do vuante.

Qeveria jone ka ndermarre disa hapa, per ngritjen e TEC-eve dhe veprave te tjera te kesaj natyre. Sa e demtojne keto mjedisin dhe rrjedhimisht edhe turizmin?

Prioriteti i cdo qeverie duhet te jete nje turizem i qendrueshem. Ama, duhet te dini qe edhe ne Itali ka centrale, ne te ardhmen do te kete edhe centrale berthamore. E rendesishme eshte qe per keto projekte te zgjidhen zona te caktuara dhe te plotesohen kushtet e mbrojtjes se mjedisit. Nje politike e vjeter thoshte qe territori duhet mbajtur keshtu sic eshte, por tani ka ndryshuar gjithcka, duke u drejtuar drejt respektimit te ambientit, permes aktiviteteve te integruara. Psh. ekzistojne forma te ndryshme edhe per agrikulturen; ajo biologjike, industriale etj. Sfida qe do te kete qeveria shqiptare, edhe ajo qe do dale nga zgjedhjet e ketij muaji, do te jete integrimi i ketyre sektoreve, ne menyre harmonike, qe te mos kete deme.

Se fundi, cfare ndikimi ka pasur kriza ekonomike boterore ne turizmin ne nivel nderkombetar dhe me konkretisht ne Shqiperi?

Kriza ekonomike ka pasur ndikim te madh te financat. Ne shume vende po vuhet me shume tani se me pare, sepse kriza financiare u perballua nga qeverite duke siguruar bankat nga falimentimi, nderkohe qe me e rendesishme dhe me e veshtire eshte te sigurohen vendet e punes. Pra, t'u vihet ne ndihme atyre punonjesve, qe pushohen nga ndermarrjet ku punojne. Edhe ne Itali, si ne Gjermani, SHBA etj., kriza ndihet shume, por ne Shqiperi ajo eshte shume me pak tragjike se ne vendet e tjera. Rreziku me i madh i krizes, ne cdo vend, eshte qe nese ndermarrjet nuk bejne investime, rrezikojne te dalin nga tregu. Mendoj se ketu ne Shqiperi po vuajne ato ndermarrje qe jane te lidhura ne nivel nderkombetar me ndermarrjet te tjera. E rendesishme eshte qe edhe bankat t'i ndihmojne ndermarrjet. Nje gje duhet pasur parasysh; qe kjo krize do te ndryshoje pergjithmone menyren sesi behet turizem. E them kete sepse duhet pasur shume me teper kujdes ne sipermarrje, ne ekuilibrin mes financave dhe biznesit. Tani nuk mund te mendojme me per sektore ekonomike qe jane te shkeputur nga njeri-tjetri, te gjithe jane te lidhur me njeri-tjetrin.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj E Hene, 08 Qershor 2009
http://www.kohajone.com/html/artikull_43412.html 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate