Zhvillimi ekonomik ne Shqiperi si pasoje e turizmit
  02/7/ 2010 

Turizmi
 përfshin aktivitetet e personave që udhëtojnë dhe qëndrojnë në vende të
 ndryshme nga vendi i qëndrimit të tyre të zakonshëm për një periudhe jo
 më të gjatë se  një vit kalendarik dhe qëllimi i këtij udhëtimi është 
kohë e lire,Pozicionimi i Shqipërisë në bregdetin mesdhetar i krijon asaj kushtet e nevojshme biznes e të tjera, si
 malor ashtu edhe detar. Por kur ka filluar zhvillimi i turizmit ne 
Shqipëri dhe si ka evoluar ai në vite? Duke mos patur nje datë ekzakte 
të fillimit të turizmit në vendin tonë, ne do te fokusohemi te zhvillimi
 turistik në dhjetë vjecarin e fundit dhe ne strategjite per te ardhmen,
 që të ketë një turizëm të zhvilluar
Mënyrat me anën e të cilave turistët mbërrijnë në territorin shqiptar janë:
- Në rrugë tokesore
 - Në rrugë detare
 - Në rrugë
 
Sipas
 të dhënave te deklaruara nga INSTAT-i për vitet 1998-2008 dallohet 
qartë se turistët preferojne kalimin e kufirit me anë të rrugëve 
tokësëore, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre përbëhet nga fqinjët 
tanë.
Vizitorët
 i drejtohen Shqipërise për arsyë të ndryshme. Disa nga arsyet kryesore 
sepse vizitorët hyjnë në territorin e vendit tonë janë të vendosura më 
poshtë në bazë të përqidjes së hyrjes ne vitin 2009:
- 82% për pushime
 - 5% për biznes
 - 2% për vizita ditore
 - 10% për arsye të tjera
 
Duket
 qartë që qëllimet turistike përbëjnë dhe përqindjen më të madhe midis 
arsyeve të sipër përmendura. Kjo tregon se turizmi luan një rol të 
rëndësishmëm në zhvillimin ekonomik të vendi. 
Vizitorët
 që kanë ardhur në vendin tonë vitin e kaluar kanë qënë nga shtete të 
ndryshme të botës . Një përqindje e madhe e këtyre vizitoreve ka ardhur 
nga shtetet fqinje me shqipërin si për shembull Maqedonia, Kosova etj. 
Një
 numër i lartë  i popullsis së këtyre vendeve zgjedhin shqipërin si 
destinacionin e tyre të pushimeve verore, për të shfrytëzuar bregdetin 
tonë të kaltër duke bërë të mundur zhvillimin tonë turistik. Por 
shqipëria vizitohet gjithashtu edhe nga qytetar të vendeve të tjera si 
Italia, Franca, Gjermania Anglia etj. Kuptohet që një pjesë e madhe e 
këtyre vizitorëve janë me etni shqipëtare por për sa kohë shqipëria nuk 
është më vendëqëndrimi i tyre i zakoshëm atëherë ata me të drejtë quhen 
turist.
Të
 ardhurat nga turizmi gjatë viteve të fundit kanë ardhur duke u rritur. 
Turizmi po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të 
ardhura. Ai përbën një nga sektorët ku do përqëndrohet rritja ekonomike e
 vendit tonë në të ardhmen
Dy
 vitet e fundit vendi yn? është ngritur dukshëm në klasifikimin, përsa i
 përket prurjeve valutore në ekonomi nga jashtë. Vlerat monetare të 
përfituara kaluan të ardhurat nga eksporti, dërgesat e emigrantëve dhe 
të ardhurat që futen nga investimet direkte.
Të
 ardhurat neto të Shqipërisë nga shërbimet e udhëtimeve ndërkombëtare 
janë rritur me 18% në nëntëmujorin e parë të vitit 2009 në lidhje me të 
njejtën periudhë të vitit 2008. Ecuria e turizmit në vendin tonë ka qënë
 totalisht e ndryshme nga ajo e vendeve fqinje, ku ky sektor ka pësuar 
rënie të madhe (dramatike) gjatë vitit 2009. 
Greqia,
 Mali i Zi dhe Kroacia pësuan rënie dyshifrore në numrin e vizitoreve te
 huaj, për shkak të përshtypjes së keqe që kishin krijuar vizitoret 
vitet e shkuara për çmimet e larta. Ekspertët mendojnë se çmimet akoma 
të ulëta të ushqimeve dhe fjejtjes në Shqipëri ne krahasim me vendet e 
tjera kanë shtyrë shumë turistë  te zgjedhin vendin tonë p?r t? kaluar 
pushimet .
Gjatë
 periudhës janar – mars të këtij viti, prej hyrje – daljeve nga 
Shqipëria për qëllime turistike janë fituar vetëm 7 milion € (euro), 
sepse nga 221 milion € që kanë hyrë në ekonominë vendase si prurje nga 
turizmi, 214 milion € janë harxhuar nga shqiptarët në udhëtimet jashtë 
vendit ose 21% me shumë se një vit më parë. Dallohet qartë se hyrjet nga
 turizmi në ekonominë vendase dhe shpenzimet per turizëm jashtë vendit 
po rriten me pothuajse te njejtat ritme.
Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave t? vendit ton? vijn? nga qëndrimi i shtetasve te huaj dhe shqiptarë në hotele.
Ardhja
 e emigrantëve dhe pushuesve të huaj pasqyrohet direkt në ekonominë 
shqiptare me prurjet më të larta në valutë. Sipas vlërësimit të 
ekspertëve të Bankës se Shqipërisë të ardhurat nga turizmi këtë sezon 
veror parashikohen të jënë më të larta se ai i vitit të kaluar.
Rritja vjetore e të ardhurave nga turizmi vlerësohet n? rreth 23%.
Por
 sipas Bankës së Shqipërisë, efektet e sezonit pasqyrohen edhe në 
forcimin e pozitave te lekut kundrejt valutave të tjera. Dob?simin më të
 ndjeshëm si gjithnjë në këtë periudhë e pëson Euro (€), pasi të 
ardhurat vijnë kryesisht nga shtetet e Eurozonës, kryesisht nga vendet 
fqinje, si Kosova, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia, etj.
Nga
 ana tjeter blerja më e lirë e kësaj monedhe, pritet te ndikojë në uljen
 e ?mimeve të mallrave të importit për periudhën në vazhdim.
Kriza
 ekonomike e vitit të kaluar nuk pati një ndikim të madh në Shqipëri. U 
vu re një rritje e turistëve që vizituan Shqipërinë në krahasim me vitet
 e tjera, gjithashtu dhe të ardhurat që vijnë nga ky sektor. Por këtë 
vitë ekspertë të fushës së turizmit janë shprehur se vendi jonë po kalon
 në një krizë, e cila do të ketë një impakt të madh në turizëm.
Për
 shkak dhe të krizës politike që vendi jonë gjendet,kjo bënë që 
Shqipëria të mos jetë një vend i sigurt për turistët e huaj. Kjo do të 
sillte një ulje të numrit të turistëve të huaj. Duke qënë Shqipëria në 
një klimë të paqëndrueshme, pavarësisht nga ofertat e ndryshme që mund 
të bëjne agjensitë e udhëtimit përsëri nuk do të kishte rezultat për 
ardhjen e sa më shumë turistëve të huaj. Sipas agjensive turistike në 
vend kriza ekonomike që ka prekur vendet që gjenerojnë turistë për 
Shqipërinë është shkaku kryesor i pakësimit të numrit të turistëve që do
 të pres  Shqipëria.
Hyrja
 në fuqi e ligjit mbi të huajt,i cili aprovon marrjen e vizave 72 orëshe
 për turistët që vijnë të organizuar me, ose nëpërmjet agjensive 
turistike, kjo masë drejtë për së drejti ndikon në uljen e numrit të 
turistëve të huaj. Ndërsa për turistët Shqipëtarë që ndodhen jashtë 
territorit, nuk do te ketë një ndikim të madh, numri i tyre mund të ketë
 vetëm një rrënje të vogël.
S`
 mund të themi t? nj?jt?n gj?  për shqipëtarët brënda vendit q? i 
kalojn? pushimet brrenda territorit shqip?tar, po vihet re një zvogëlim i
 tyre çdo vitë. Ata preferojnë më shumë ti kalojnë pushimet në vende t? 
huaja si Italia, Greqia, Egjipti etj. Arsyet pse shqipëtarët nga viti në
 vitë i kalojnë pushimet jashtë territorit të tyre janë të shumta. 
Këtë
 vit vihet re nje rritje të çmimeve të hoteleve jashtë Shqipërisë, por 
prapë shqipëtarët kanë preferuar më mirë ti kalojnë jashtë. Edhe pse 
çmimet që ofrojnë hotelet janë më të larta, kushtet e shërbimit nuk mund
 të krahasohen me ato të vendeve të huaja dhe paketat turistike që 
ofrojnë agjensitë janë më të leverdishme.
1Janë emigrantët dhe turizmi ata që deri më sot kanë shpëtuar
ekonominë
 e vendit. Punët do të kishin qenë shumë më keq që para krizës, për 
ekonominë shqiptare, duke pasur parasysh vetëm bilancin tregtar. Në fakt
 paratë që hyjnë në vend dhe ato që dalin jashtë, përfshijnë edhe 
elementë të tjerë, siç janë të ardhurat që vijnë nga emigracioni dhe të 
ardhurat nga turizmi.
Të
 dy këta zëra kanë ndikuar rrënjësisht në përmirësimin e situatës. 
Transfertat korente si çdo vit marrin formë prej prurjeve nga 
emigrantët. Këto të fundit, përfaqësojnë burimin kryesor të financimit 
të deficitit në tregti mallrash dhe shërbimesh. Kontributi i këtyre 
dërgesave në zbutjen e defiçitit tregtar llogaritet në rreth 40 për 
qind. Ndërkaq, të ardhurat nga emigracioni po bien, ndërsa edhe vetë 
turistët e huaj nuk kanë më aq para sa më parë për t’i shpenzuar në 
vende me turizëm jokonvencional siç është Shqipëria.
Turizmi
 ka patur një zhvillim të dukshëm  ekonomik në vitet e fundit . Por  si 
janë parashikimet për vitet në vazhdim dhe cilat janë objektivat që do 
të arrijë Ministria e Rregullimit të Territorit dhe  Turizmit me anën e 
zhvillimit turistik të vendit tonë. Nder objektivat kryesor te 
deklaruuar nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit janë :
- të gjenerohen vende pune dhe të ardhura
 - të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe social kudo në vend
 - të përmirësohen kushtet e jetesës në Shqipëri
 - të iniciohen aktivitete ekonomike
 - të krijohet një imazh pozitiv i vendit në arenën ndërkombëtare si destinacion turistik
 - të rriten fitimet për shtetin në monedhat e huaja dhe nga taksa e hyrjes
 - të zhvillohet një turizëm i qëndrueshëm në kohë dhe miqësor me mjedisin.
 
Por
 që këto objektiva të realizohen duhet që suksesi i kësaj strategjie të 
bazohet në partneritetin e aktorëve të sektorit të turizmit. Misioni i 
partnëreve të turizmit përshkruhet si më poshtë:
- I krijon mikpritje turistëve dhe për këtë arsye e kupton mikpritjen dhe cilësinë e lartë të shërbimit si një nga elementët me të rëndësishëm brenda produktit tutistik;
 - Mbron dhe madje zhvillon mjedisin në mënyrë aktive
 - Mbështet trashëgiminë kulturore
 
Në
 qoftë se objektivat e mësipërme rezultojn me sukses atëherë synimet për
 vitin 2012 sipas MRRTT për të ardhurat ekonomike janë:
- 1,25 milion mbërritje
 - 6,4 milion netëqëndrime
 - 464 milion USD të ardhurat e turizmit
 - 100.000 vende të reja pune
 - e ardhura e turizmit ndërkombëtar është 15% në GDP
 
Pergatiti per opinion@
 Elda Ali
Nessun commento:
Posta un commento