Aksidentohen pilotët e “Rally Albania 2012” | ||
TIRANE - Një grup pilotësh të huaj që po marrin pjesë në etapën e dytë të “Rally Albania” kanë pësuar një aksident gjatë garës. Sipas burimeve zyrtare, piloti polak Gregori Stefanov është aksidentuar rëndë në zonën e Razmes dhe për rrjedhojë është dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur edhe pilotët Marin de Yong, Massimo Cavinali dhe Giancarlo Rossini. Etapa Razëm-Voskopojë është e gjatë 450 kilometra dhe është parashikuar të mbyllet në orët e para të ditës së martë. “Rally Albania 2012” nisi zyrtarisht dy ditë më parë nga Piramida për të përshkuar më pas 80 për qind të territorit shqiptar. Në të marrin pjesë rreth 300 pilotë nga 22 shtete të botës.http://www.balkanweb.com/lajme%20sot/2707/aksidentohen-pilotet-e-rally-albania-2012-92323.html |
DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
12 giugno 2012
Aksidentohen pilotët e “Rally Albania 2012”
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento