Interes për profesionalin, Tafaj: Rriten me 20% regjistrimet Tiranë -
Ministria
e Arsimit shpreson në një rritje me 20 % të regjistrimeve në shkollat e
mesme profesionale për vitin shkollor 2012-2013. Kjo rritje, sipas
ministrit Myqerem Tafaj, vjen edhe si rezultat i fushatës së informimit
që është bërë ngë përfaqësuesit e arsimit, jo vetëm tek nxënësit por
edhe tek prindërit, për rëndësinë që kanë shkollat mesme profesionale. Në shtator pritet të jenë gati edhe katër shkolla te reja, të cilat mund të përballojnë një kapacitet prej 2500 nxënësish. "Presim
që të kemi një rritje të regjistrimeve veçanërisht në degët më të
preferuara, siç ka treguar përvoja e dy viteve të fundit, si,
teknologjia e informacionit, turizmi e shërbimi", deklaroi ministri. Po
kështu, siç bëri të njohur ministri, do të ketë edhe një rritje të
bursave për nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm profesional. "16
rrethe të vendit do të përfitojnë bursa për të gjitha degët e arsimit
profesional, pavarsisht nga të ardhurat, gjithmonë bëhet fjalë për
nxënësit konviktorë", u shpreh Tafaj. Në takimin me përfaqësuesit
e drejtorive arsimore rajonale dhe të zyrave arsimore, ministri u
kërkoi atyre që të fillojnë punën për ngritjen e bordeve në këto shkolla
ku do të bëjnë pjesë ëdhe përfaqësues të biznesit. Taulanta Bojahttp://news.albanianscreen.tv/pages/news_detail/40570#Xchiu
|
Nessun commento:
Posta un commento