TURIZMI & PROMOVIMI I QYTETIT
Konceptimi i Drejtorisë së Turizmit dhe Promovimit të Qytetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit të Qytetit, ka për qëllim promovimin e vlerave turistike dhe përmirësimin e imazhit të Qytetit të Tiranës. Një vëmendje e theksuar do ti jepet organizimit të punës për identifikimin dhe vlerësimin e nevojave, për ndërtimin dhe ndërhyrjen në objektet lokale kulturore të qytetit të Tiranës. Gjithashtu, nxitja dhe planifikimi i pjesëmarrjes publike në jetën kulturore të qytetit do të jetë risi për këtë strukturë.
Monumentet Kulturore

Galeria e Arteve
Ndodhet në Bulevardin.”Dëshmorët e
Kombit”. Ajo është qendra e aktiviteteve lokale dhe kombëtare të
eventeve të artit figurativ. U inaugurua në 29.11.1974.
-
Pallati i KongreseveGodina u ndërtua gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Ajo sot përbën një shembull tipik të arkitekturës shqiptare të viteve 1980-të nën sistemin komunist. Roli i saj është kompleks, kryesisht kulturor.
më shumë
-
Monumenti Nënë ShqipëriVepër e autorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri, me lartësi prej 12 m. Ndodhet në Varrezat e Dëshmorëve. Ndërtuar në vitin 1971 për nder të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
më shumë
-
Ura e BraritËshtë një ndër urat e periudhës osmane pak kilometra larg Tiranës. Ndodhet nën rrugën automobilistike që lidh Tiranën me Zall-Bastarin, dikur kjo luginë lidhte Tiranën me Dibrën e Madhe. Ky monument përbën gjithashtu një destinacion potencial turistik falë arkitekturës dhe pozicionimit të saj.
më shumë
-
Kalaja e NdroqitVendosur mbi një kodër që ka formë piramidale, e cila në përbërje të saj ka shpate të pjerrëta dhe tarraca të shumta. Pikërisht midis këtyre kodrave kalojnë dy rrugë të shtruara me kalldrëm që të çojnë për në kala. Pjesa e sipërme e kodrës, pikërisht atje ku është e vendosur edhe kalaja, ka formën e një pllaje. Falë arkitekturës...
më shumë
-
Kalaja e PrezësNdërtuar mbi një shkëmb, i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë. Edhe kjo kala falë arkitekturës së saj, shtrirjes, historisë, pamjes...
më shumë
-
Qyteti antik i PersqopitNdodhet në jug të Tiranës pranë kalasë së Petrelës, e ndërtuar mbi malin e Vilës, që dominon rrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës, ku ruhen vetëm trakte të shkëputura të murit rrethues, prej të cilëve paraqet interes të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të kodrës. Bastioni projektohet 12 m nga...
më shumë
-
Kalaja e PetrelësNdërtuar mbi një kodër shkëmbore që ndodhet në juglindje të qytetit. Falë infrastrukturës së përshtatshme, arkitekturës e historisë së saj, pamjes mbresëlënëse të zonës përreth dhe gatimeve tradicionale, ajo përbën një destinacion të rëndësishëm turistik duke tërhequr një numër të konsiderueshëm vizitorësh, pothuajse gjatë...
më shumë
-
Ish - vila e Enver HoxhësVila është një ndërtim i periudhës së komunizmit me një arkitekturë, e cila imiton në një pjesë të saj deri diku arkitekturën e viteve 1930-të, kurse pjesa tjetër është një ndërtim i rëndë betoni i veshur me pllaka të bardha guri.
më shumë
-
Banesa e ShijakasveShumica nga këto ndërtime i përkasin shek. XVIII dhe fillimit të shek. XIX. Banesa rrethohet me mure qerpiçi, në të cilat hyhet nëpërmjet portave të mëdha dykanatëshe, pothuaj gjithmonë mbuluar me çati të thjeshtë. Kjo banesë tipike tiranase e shek XIX është shembulli tipik i ndërtimeve të këtij lloji në qytet, që përbën një...
më shumë
-
Muzeu Arkeologjik i TiranësËshtë i pari muze i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, pasi gjatë kësaj lufte u shkatërruan edhe institucionet e fundit muzeale. U hap më 01.11.1948 si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri në vitin 1976, kur u veçua pavijoni etnografik dhe u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Ky muze prezanton...
më shumë
-
Muzeu Historik Kombëtar
më shumë
-
Kalaja e Tiranës dhe gjurmët e saj
më shumë
-
Ish-banesa e Toptanasve-Sarajet e Selim Pashë Toptanit
më shumë
-
Kulla e Sahatit
më shumë
-
Xhamia e Et’hem Beut
më shumë
-
Varri i Kapllan Pashës
më shumë
-
Ura e Tabakëve
më shumë
-
Mozaiku i Tiranës
më shum










Kontaktoni me Drejtorinë e Turizmit dhe Promovimit të Qytetit
Adresa: Rr. “Dedë Gjo Luli”
Nd. 2, H. 4, Kodi postar 1016,
Tiranë, Shqipëri
Tel :+ 355 4 2 223 313
E-mail : contactled@tirana.gov.al
E-mail : infotourism@tirana.gov.al
Stafi
Klajda Gjosha
Drejtor i Drejtorisë së Turizmit dhe Promovimit të Qytetit
E-mail : klajda.gjosha@tirana.gov.al
Sokol Mici
Përgjegjës i Sektorit të Planifikimit të Projekteve të Turizmit
E-mail : sokol.mici@tirana.gov.al
Sabina Juka
Përgjegjëse e Sektorit të Implementimit të Projekteve
E-mail : sabina.juka@tirana.gov.al
Esli Zala
Përgjegjëse e Sektorit të Imazhit të Qytetit
E-mail : esli.zala@tirana.gov.al
Nessun commento:
Posta un commento