Muzika e filmit s’është luajtur asnjëherë e plotë në Shqipëri, por mbi një suitë të ’95-s
Në 85-vjetorin e Çesk Zadesë ekspozohen partet.
![http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2011/06/skenderbeu-rusisht.jpg](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2011/06/skenderbeu-rusisht.jpg)
Më shumë se ekspozimi i tyre fizik, që mbart me vete dhe një lloj kurioziteti për kohën e largët kur janë shkruar, që përkon dhe me periudhën e dashurisë shqiptaro-ruse, ngjarja më e madhe është kthimi i tyre në Shqipëri. Më në fund, pas 60 vjetësh mbërrijnë në Shqipëri partiturat e muzikës së filmit “Skënderbeu”, që mban firmën e kompozitorit Çesk Zadeja dhe kontributin e pianistit dhe kompozitorit rus, Georgi Vasiljeviç Sviridov. Të konsideruara të humbura për një kohë të gjatë, partiturat e muzikës së filmit shqiptaro-rus të gjetura në arkivat e Moskës, u ekspozuan dje në 85-vjetorin e lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja. Tashmë ato mund të shfrytëzohen dhe luhen nga muzikantët shqiptarë, çka nuk ka qenë e mundur deri më sot. Për të përkujtuar një nga themeluesit e muzikës serioze shqiptare, Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në bashkëpunim me Këshillin e Muzikës Shqiptare, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës etj., organizuan takimin “Akademi përkujtimore me rastin e 85-vjetorit të lindjes të kompozitorit, Prof. Çesk Zadeja”. Pas prezantimit të ekspozitës me partiturat e sapokthyera nga Moska, emra të njohur të muzikës shqiptare kumtuan mbi figurën e kompozitorit. Mund të përmendim akademikun Vaso Tole, akademikun Rauf Dhomin, Prof. Fatmir Hysin, Prof. Zana Shuteriqin etj. Më tej, e bija e kompozitorit, pianistja Delina Zadeja e instrumentistë të tjerë interpretuan pjesë nga krijimtaria e Zadesë. Ndërsa sot në Teatrin e Operës dhe Baletit, Orkestra Simfonike e TKOB, nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj, do të mbajë një koncert me vepra të autorit.
Krijimi dhe “humbja”
![http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/06/Zadeja.jpg](http://www.panorama.com.al/wp-content/uploads/2012/06/Zadeja.jpg)
Interpretimi
Të gjithëve na vijnë ndër mend pasazhe nga muzika e filmit “Skënderbeu”. E sigurt është që ato na janë ngulitur prej herëve të shumta që mund ta kemi parë. Kjo të krijon përshtypjen se ajo është luajtur edhe nëpër koncerte. E vërteta është se “Skënderbeu” nuk është luajtur asnjëherë mbi bazën e krijimit të vitit 1952. “Kjo vepër nuk është luajtur asnjëherë sipas partiturave origjinale. Në vitet ’94-’95 Zadeja realizoi vetëm një suitë mbi këtë vepër, duke e dëgjuar atë me veshë, si të thuash një përshtatje të origjinalit. Ndërkohë që vetëm tani kjo vepër vjen e plotë dhe lajmi i madh është që tashmë ajo mund të luhet nga orkestrat tona”, thotë muzikologu Vaso Tole. Sipas tij, “Skënderbeu” na hap derën për në laboratorin krijues të Zadesë, solli jo shumë larg (1956) simfoninë e parë shqiptare. “Ne sot jemi të gëzuar sikur kemi gjetur një objekt të rrallë të trashëgimisë sonë kulturore dhe një objekt që i mungonte publikut shqiptar. Pa partiturat ajo ishte e pamundur të luhej”, thotë Tole. Sigurisht, në Shqipëri kanë ardhur kopje të partiturave origjinale që ndodhen arkivat e Moskës. Megjithatë, për muzikantët kjo nuk përbën asnjë rëndësi. Mjafton që vepra tashmë është e plotë.
ANI JAUPAJhttp://www.panorama.com.al/kulture/%E2%80%9Cskenderbeu%E2%80%9D-vjen-ne-atdhe-partiturat-i-kthehen-familjes/
Nessun commento:
Posta un commento