Vëzhgim intensiv arkeologjik në Gjirin e Lalëzit |
Projekti i vëzhgimit
intensiv arkeologjik: “Kompleksi Turistik Rezidencial, Hotelier e
Shërbime, në Gjirin e Lalëzit, Fshati Draç, Komuna Ishëm”
Në kuadër të marrjes së miratimit me
shkrim të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, bazuar në Ligjin Nr.9048,
datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore” (i ndryshuar), u realizua
më datë 22.12.2009 vëzhgimi intensiv arkeologjik i sipërfaqes të
destinuar për ndërtim në Fshatin Draç në Gjirin e Lalëzit. Raporti i
vëzhgimit të kryer nga specialistët e Sektorit të Arkeologjisë së
Shpëtimit (Agjencia e Shërbimit Arkeologjik) u paraqit në mbledhjen e
KKA të datës 20.01.2010. Sipërfaqja e kompleksit turistik arrin
afërsisht në 145,400 m2 dhe shtrihet në fshatin Draç të Komunës Ishëm,
150-200 m larg bregut të detit.
Projekti i dorëzuar pranë Sektretarisë Teknike të KKA parashikon ndarjen e zonës së marrë në studim në:
-Zonë Rezidenciale e përbërë prej 24 godina banimi; dhe
-Zonë Hotelerie dhe Shërbimesh
Në total u vëzhguan 27 trakte me gjatësi prej 30-240 m. Prej tyre vetëm në 2 trakte u identifikuan gjetje (dy fragmente qeramike).
Gjetjet janë përkatësisht një fragment buze dhe një fund të dëmtuara nga faktorët atmosferikë. Të dy fragmentet e gjetura janë të periudhës otomane, shekulli XVIII.

Përfundime
Sipas projektit të dorëzuar pranë Sekretarisë së Teknikës të KKA dhe vëzhgimit në terren të zonës së piketuar nga zbatuesi, u vu re se sipërfaqja e projektit prej 145,400 m2 paraqitet e varfër në gjetje duke pasur parsysh se në këtë sipërfaqe ishin kryer punime të pjesshme dhe sondime gjeologjike, të cilat paraqisnin shtresëzime sterile dhe përbërje ranore.

Nessun commento:
Posta un commento