Butrint 2010, Trajnim në Konservim dhe Menaxhim të Trashëgimisë Kulturore |
|
|
|
Programi “Trajnim në Konservim dhe Menaxhim të Trashëgimisë Kulturore”, është një program i ri trajnimi i organizuar në bashkëpunim midis Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA), Sektori i Konservimit dhe Arkeometrisë, dhe Fondacionit të Trashëgimisë Shqiptare (AHF- www.albanianheritagefoundation.net ),
në kuadër të Shkollës Verore të Arkeologjisë që do të zhvillohet në
Butrint nga data 4-24 korrik 2010. Trajnimi synon ti pajisë studentet me
koncepte të përgjithshme mbi trashëgiminë kulturore dhe mbrojtjen e
saj. Vëmendje e veçantë do ti kushtohet, nëpërmjet prezantimit të
rasteve të ndryshme studimore, rolit tepër të rëndësishëm të konservimit
në sigurimin e vazhdimësisë së vlerave të trashëgimisë. Gjatë dy
javëve të para një kombinim i teorisë në klasë dhe praktikës në terren
do u japë studentëve mundësinë për t’u familjarizuar me praktika të reja
që aplikohen në një sit të trashëgimisë botërore siç është Butrinti, si
dhe do kenë mundësi të aplikojnë teknika konservimi duke përgatitur
vetë ata llac me bazë gëlqeror dhe duke e përdorur përgjatë murit
rrethues të Butrintit. Në fund të kursit studentët do të kenë një
panoramë më të qartë të procesit analitik që lidhet me ndryshimet dhe
degradimin e materialeve, efekteve klimaterike, përcaktimit të
diagnozave, dokumentimit etj., duke studiuar monumente të veçantë. Ata
do të përfitojnë më shumë informacion në lidhje me kuadrin ligjor dhe
rolit tepër të rëndësishëm të tij në fushën e trashëgimisë. Me
konsideratë të veçantë do të trajtohen edhe konceptet e arkeologjisë së
shpëtimit, si një drejtim bashkëkohor i arkeologjisë dhe menaxhimit të
trashëgimisë. Gjatë javës së fundit, trajnimi do të përqendrohet në
trajtim dhe konservim të gjetjeve të gërmuara në Fushë të Vrinës nga
grupet paralele të studentëve. Në departamentin e gjetjeve, nën
mbikëqyrjen e specialistëve, studentët do të kenë mundësi të punojnë
drejtpërdrejt në pastrim dhe konservim të gjetjeve. Gjatë programit
tre javor, studentët do të punojnë në grupe dhe do të përfshihen në
aktivitete analitike të cilat do të përmirësojnë perceptimin e tyre mbi
vlerat e trashëgimisë. Për të marrë pjesë në këtë trajnim si dhe për informacione të mëtejshme vizitoni faqen
|
|
Nessun commento:
Posta un commento