Shqipëria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit BIT Milano 2012
Panairi ndërkombetar i B.I.T. Milanos, u zhvillua për katër ditë nga 16 deri 19 shkurt 2012 në qendrën e panaireve RHO Fiera të Milanos. Vendi ynë u përfaqësua me anë të një stende e cila në aspektin vizual dhe funksional shënoi arritje krahasuar me panairet e mëparshme.Panairi ndërkombëtar i turizmit B.I.T.Milanos është njëri prej panaireve më të rëndësishëm të cilët zhvillohen në Europë. Duke u nisur nga rëndësia e tregut Italian i cili radhitet i katërti për nga numri i vizitorëve që vijnë në vendin tonë ky aktivitet merr një përparësi të veçantë.
Gjate katër ditëve të panairit u vu re një interesim majft i lartë si nga ana e vizitorëve të biznesit të përfaqësuar prej kompanive të ndryshme të marketingut, mediave si dhe nga ana e vizitorëve individualë të cilët shprehën interes për potencialet dhe produktet turistike shqiptare. Në Panairin e Milanos tregu i kontaktuar konsiston në masën 99 % me kontakte vetëm nga tregu vendas Italian. Ky tregues e bën këtë panair mjaft specifik dhe të orientuar qartë drejt Italisë, destinacion potencialisht mjaft i rëndesishëm për vendin tonë. Vihet re interesi në rritje si për të promovuar vendin tonë në rrjetet e ndryshme italiane ashtu edhe për ta vizituar atë.
Nessun commento:
Posta un commento