SHPALLJE KONKURSI PËR REALIZIMIN E SPOTIT TELEVIZIV SHQIPËRIA TURISTIKE NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË
Qëllimi i Realizimit të Spotit
Spoti do ti kushtohet Shqipërisë turistike në 100 vjetorin e Pavarësisë. Spoti duhet të përmbajë dhe të shfaqë në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë turistike të ndërthurur me periudhat, momentet, ngjarjet dhe personazhet më të rëndësishme të historisë shqiptare.
Detyra e Projektimit Spoti duhet të përmbajë
1. Elementë nga bukuritë natyrore të Shqipërisë si malet, detet, lumenjtë, pyjet, rivierën dhe malsitë shqiptare
2. Elementë nga trashëgimia kulturore si: sitet arkeologjike, qytetet, objektet e kultit pamje interieri dhe eksterieri, elementë etnografikë të zonave të ndryshme
3. Elementë nga ngjarje dhe vende që përmbajnë simbolika të forta në historinë e Shqipërisë, personazhe dhe karaktere të ndryshme
4. Spoti duhet të jetë promovues
5. Spoti duhet të zgjasë 45 sekonda
6. Spoti duhet të jetë në format televiziv - Full HD dhe SD.
Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs
- Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë: individë, studio dhe kompani publicitare, fizike apo juridike.
- Pjesëmarrësit duhet të kenë përvojë në realizimin e spoteve televizive. Subjektet pjesëmarrës duhet të kenë realizuar më pare, e pakta, dy spote televizive.
- Shuma në dispozicion për prodhimin e këtij spoti është 18,000 euro (këtu nuk përfshihen kostot për transmetimin e spotit).
1. Një sinops koncept të spotit deri në pesë rreshta
2. Skenarin tekniko-regjisorial të spotit
3. Storyboard-et e spotit prezantimet vizuale të skenarit
4. Një CV të detajuar të subjektit, subjekteve konkurues
5. Një DVD të spoteve televizive të realizuara më parë.
Organizimi i Konkursit dhe Komisioni Përzgjedhës
- Punimi, punimet pjesëmarrëse do të dorëzohen në Agjencinë Kombëtare e Turizmit, Rr: Muhamed Gjollesha, ish-godina Shtëpia Botuese 8 Nëntori, kati 4, Tiranë deri më datë 16 Prill 2012. Punimet i dorëzohen me protokoll Z. Ergys Faja, Numri i telefonit: +355 4 2260224 dhe e-mail ergysfaja@yahoo.com, nga ora 9.00 deri 16.30, nga e Hëna në të Premte.
- Komisioni Përzgjedhës shqyrton punimet me datë 17 - 18 Prill 2012.
- Me datë 18 Prill 2012, Komisioni Përzgjedhës zgjedh me sistem pikësh, nga 1 deri në 5, tre punimet më të mira.
- Tre punimet më të vlerësuara nga Komisioni Përzgjedhës do ti kalojnë për miratim përfundimtar Komisionit Shtetëror të Festimeve pranë Këshillit të Ministrave. Komisioni Shtetëror i Festimeve pranë Këshillit të Ministrave do të shpallë publikisht fituesin.
- Pas shpalljes së punimit fitues nga Komisioni Shtetëror i Festimeve ndërmjet artistit dhe AKT, lidhet Kontrata për Realizmin e Spotit. Në kontratë subjektit fitues i jepet e drejta të prodhojë spotin brenda shumës së publikuar. Kjo shumë përfshin realizimin e spotit dhe shpërblimin artistik të fituesit.
- Subjekti fitues duhet të realizojë spotin brenda 30 ditëve pas ditës së lidhjes së kontratës me AKT.
- Subjekti fitues duhet të dorëzojë spotin e realizuar në formatin: Full HD dhe SD.
- Komisioni Përzgjedhës i Spotit përbëhet nga 3 - 5 anëtarë, nga fusha e artit dhe kulturës, miratuar nga MTKRS.
- Të drejtat e pronësisë së spotit fitues dhe të autorit i kalojnë AKT. Në bazë të Ligjit Nr.9380 dt.28.04.2005 "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të", Neni 9, pika c, subjektit fitues pas realizimit të spotit nuk i njihet e drejta e përfitimit material të mëtejshëm për përdorimin e veprës së tij nga ana e shtetit shqiptar.
- Të gjithë të interesuarit mund të informohen mbi kushtet e pjesëmarrjes në këtë konkurs në faqen e internetit të MTKRS, faqen e internetit të AKT, faqen e internetit të QKK dhe faqen e internetit të GKA.
Nessun commento:
Posta un commento