Potencialet turistike historiko-kulturore
Në potencialet historike dhe kulturore të Shqipërisë për zhvillimin e turizmit, përfshihen:
- vendet dhe objektet arkeologjike (Butrinti, Apolonia, Dyrrahu etj.);
- kalatë dhe kështjellat mesjetare (Rozafa, Kruja, Berati, Tepelena, Gjirokastra etj.);
- objekte të ndryshme të kultit si: kisha, xhami, teqe etj.;
- objektet e kulturës materiale dhe etnografike, ku çdo rajon, madje
shpesh çdo fshat, ofron të veçantat e tij në mënyrën e jetesës dhe
veshjesh, ushqimit etj;
- institucionet e ndryshme kulturore si ato muzeale, teatrale,
sportive etj., të cilët mund t’i shërbejnë mjaft mirë edhe sektorit
turistik.
Në
Shqipëri ekzistojnë edhe disa qytete-muze mjaft interesante, të cilët
janë shpallur monumente kulture dhe ndodhen nën mbrojtjen e shtetit.
Këto qytete kanë qenë, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, objekt
vizitash nga turistë të ndryshëm vendas e të huaj. Forma kryesore e
lëvizjes turistike në këto qytete është turizmi me qëllimin për të
vizituar objektet e ndryshme historike dhe muzeale si: pjesët e qyteteve
me shtëpitë e tyre karakteristike, kalatë dhe kështjellat mesjetare,
muzetë, kishat, xhamitë etj. Si qytete të tilla, mund të veçojmë:
Beratin, Gjirokastrën, Krujën etj. Turizmi në Shqipëri, me gjithë
mundësitë që ai ofron, mund të përdoret si një mënyrë shumë i mirë jo
vetëm për zhvillimin e tij ekonomik, por edhe si një mjet për integrimin
ekonomik dhe gjithë rajonit.
http://www.albkultur.com/index.php?option=com_content&view=article&id=72%3Ahistoria&catid=40%3Arreth-shqiperise&Itemid=79&lang=sq
Nessun commento:
Posta un commento